E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PËRVJETORI I PUSHKATIMIT TË ÇUNG TAHIRIT DHE ISUF ZYMERIT DEDUSHAJ

Vuthaj 18 Korrik 2018

Me 18 Korrikut të vitit 1951 në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë dora gjakatare e pushtuesit serbo-malazias e mbushur me urrejtjen antishqiptare kishte vendosur të rrethojë shtëpinë e atdhetarit dhe fisnikut vuthjan, Çung (Jahë) Tahirit Dedushaj.

Sot kur u mbushen plot 67 vite që kur dora barbare e regjimit kriminal Titist pushkatoi, Çung Tahirin Dedushaj dhe nipin e tij Isuf Zymer Dedushaj i përkujtomë me krenari dhe nuk i harrojmë, sepse 18 Korriku i vitit 1951 ishte një ditë e rëndë për fshatin Vuthaj, për tërë Plavë e Gucinë dhe për të gjithë atdhedashësit shqiptar.

Njësi të shumta ushtarako-policore e rrethuan shtëpinë e kësaj familje atdhetare, i muaren me dhunë dhe i keqtrajtuan në mënyrën më mizore, vetëm e vetëm që të përulin dhe cenojnë dinjitetin e tyre dhe të vuthjanve, dhe më në fund i pushkatuan pa gjygj Çungun dhe Isufin në vendin e quajtur Shtrejt në dalje të Vuthajve.

Pushtuesi serbo-malzias sikur nuk u ngop me vrasjet , ata arrestuan edhe dy kushërinjtë e tyre Ibër Hutin Dedushaj dhe Brahim Çalokun Dedushaj dhe i dënuan me nga katër vite burg të rënd në burgun famëkeq të Goli Otokut.

Edhe pse pushtuesit serbo-malazias bëri këtë akt makaber, ata nuk arritën dot për të ndalur dhe shuar flakadanin e atdhetarisë së truallit të fisnikëve vuthajn. Po nga trualli i Çung Tahirit dhe Isuf Zymerit  u ndërtua një kështjellë e tërë e dijes dhe njerëzve të suksesshëm, pasardhës të tyre, ku sot kemi shumë  doktor shkencash, shumë magjistra dhe intelektual të profileve të ndryshme, duke nisur  nga Prishtina, Tirana e  New Yorku e gjerë në Japoninë e largët që me krenari dhe mburrje vazhdojnë misionin e tyre në shërbim të kombit në fushën e dijes dhe zhvillimit.

Po ashtu pasardhësit e martirëve duke mos i harruar ata dhe veprën e tyre në vendin e ekzekutimit ua kanë ngritur një lapidar që bart mesazh të qartë për vrazhdësinë e atyre që shqiptarëve nuk ua deshën të mirën kurrë.

Për të nderuar veprën dhe jetën e Çung Tahirit Dedushaj dhe Isuf Zymerit Dedushaj institucionet e Kosovës, ne komunën e Pejës kanë bërë edhe emërtimin e dy rrugëve me emrat e këtyre dy martirëve, bashkëvendësve tanë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Çung Tahirin Dedushaj dhe Isuf Zymerin Dedushaj !

Vuthajt, dhe Plavë dhe Gucia gjithnjë do i përkujtojnë më mburrje dhe krenari sakrificën e familjes Dedushaj.

Po si edhe vendi i pushkatimit që rastësia e deshi të jetë  vendi i quajtur “Shtrenjti i Vuthajve” edhe gjaku i Cungut dhe Isufit është i shtrenjtë dhe nuk do të harrohet kurrë.

Esad GjONBALAJ

“Plava e Gucia Sot”

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori