E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përurohen rrugë në emër të dëshmorëve….

Në qendër të Tropojës u bë një aktivitet mbresëlënës. Kishin ardhur familje të dëshmorëve të Atëdheut nga Malsia e Gjakovës-Tropoja ,nga Kosova martire,pushteti vëndor dhe nga OJF-ja.Aktiviteti fillojë me hymnin Kombë ku modenator ishte Sali Çeku.Të pranishmit për mirëseardhjen i përshëndeti veterani Avdi Neza.Për rrugën e lavdishëme të dy dëshmorëve vllezër Adem Bajram Selmani dhe Xhevahir Bajram Srlmani foli  sekretariOKDA Tropojës Gëzim Prengëzi.U mirëpritë fjala e Kryetarit Bashksisë Tropojës shokut Rexhë Byberi i cili lartësojë figurat e ndritura të dëshmorëve të Atëdheut  vllezërit Adem e Xhevahir Bajram Selmani të cilët ranë në luftë për çlirimin e Kodovës.Gjithashtu e morën fjalën edhe Kryetari Veteranëve Tropojës Zeqir Hasanpapaj,Gjenerali Zenel Krasniqi,Komandanti i Bateljonit UÇK Feriz Trzhnjeva,kryetari organizatës Shipshan intelektuali Besnik Bajraktari,poeti Hasan Buçpapaj.Kryetari i OKDA Tropojës Shpen Bisheva shpërndau Mirënjohje për vllezërit dëshmorë Adem e Xhevahir Bajram Selmani.Prekëse ishte edhe fjala e vëllezëve dëshmorë nga Fatmir Selman Neza i cili tregojë se si vëllezërit i përcjellte për’ luftë për në Kosovë dhe i prise kur këtheheshin nga lufta. Në emër të familjesë të dëshmorëve i përshëndeti djali i dëshmorit mAdem Bajram Selmani i riu Erjon Adem Selmani i cili falenderojë pjesëmarrësit e në veçanti Kryetarin e Bashksisë Rexhë Byberin për këtë vlerësim të lartë.  Në mes duartrokitjeve u bë e mundur zbulimi i pllakatës për emertimin e rrugës të dy dëshmorëve  për segmentit rrugës Mejdan-Ast-Tropojë me mbishkrim-:”

Ruga Adem dhe Xhevahir Selmani”.Për të pranishmit familjarët e dëshmorëve dhanë një koktejë.Pastaj në mënyrë të organizuarë një grup pjesëmarrës shkuan në Bjeshkët e Ujezës aty ku ra dëshmori Adem Bajram Selmani në luftë e sipër me Sebët dhe në shenjë mirënjohje u vëndos një pllakë përkujtimore.Familjarët e dëshmorëve shtrun një darkë për të pranishmit.Vëllezërit dëshmorë të Atdheut Adem e Xhevahir Bajram Selmani do të kujtohën në breza  të cilët në luftë me Serbin dhanëb jetën si me le për çlirimin e Kosovës të cilën e deshtën aqë shumë.

Ibrahim Hajdarmataj

Antar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve LANÇ”Nderi i Kombit”.

(Në foto: Çaste nga inagurimi i rrugës)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori