E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OSMAN BRAHAJ i KRYEZIUT TË PUKËS

– Me rastin e 120 vjetorit të lindjes.
– Lindi Naten e Kshnellave në vitin e largët 1899 në Kryezi, Pukë.

Nga Jaho BRAHAJ, historian, Pukë

Osman Brahaj, që fëmijë mbeti jetim dhe u rrit me vështirësi bashkë me vëllezërit Abaz e Ahmet dhe motren e tyre, Spahë.

I ati, Shaqiri, që të gjithë e thirrën Sheqer, në rininë e tij ishte në formaçionet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përkrah luftëtarëve pukjanë, ku luftoi për mbrojtjen e truallit arbnorë. Vetë Sheqeri (Shaqiri) tre herë mbrenda një viti mori pjesë me armë në dorë kundra Malazezëve tek Ura e Razhnicës. Osmani kujtonte se babai i tij ishte i pandarë në këto beteja si dy djelmosha të rinj me një të familjes Vocrri të Kodër Gegës (Kryezi).

Vështirësitë e jetës dhe pjekurinë Osmani i kaloi dhe e formoi i pandarë me Sherif Veselin (Brahaj), burrë i mençur dhe i përmendur në krahinë.

Në vitin 1921 Osmani mori pjesë me armë në dorë, bashkë me shumë të tjerë, në “Çetën e Pukjanëve”, që u përqëndruan në Bytyç dhe Malësi të Gjakovës për të mbrojtur kufijtë e Atdheut ashtu si ishin përcaktuar nga Ndërkombëtarët në vitet 1913-14, dhe u zaptuan nga Mbretëria Serbe mË 1921 me ndihmën e armëve të detashmenteve ushtarake franceze, që erdhën prej Selaniku. Në këto beteja Çetat e Pukës dhe të krahinave të tjera ishin në bashkërendim me Kryezezët e Gjakovës, dhe kryesisht me djemtë e Riza Kryeziut-Gjakova. Në këto përpjekje e luftime “Çeta e Pukës” drejtohej nga Elez Mustaf Kryeziu, e nga Kryeziu, mbahen mend që ishin, Marka Ndoc Luli, MuharremBajrami, Selim Ahmati, Selim Myftari, Hysen Elezi, Dod PrengNdoi i Mejdanit, Kamber Tumlaku, Abdyl Isufi dhe SelmanElezi e të tjerë, që nuk i ruan kujtesa. Këtë fakt gjatë regjimit monist nuk e përmendnin, se lufta kundra Kryezezëve të Gjakovës ishte e bashkërenduar nga Partia Komuniste në Shqipëri dhe nga Jugosllavët.

Në periudhen e Mbretërisë Shqiptare për disa vite Osman Brahaj ishte Kryeplak i katundit Kryezi, bashkë me Lush Prendin kishin përkrahjen e gjithë komunitetit si njerëz të pa hile, e për disa vite këta të dy e banin me rradhë kryepleqësinë, një vit njani e një vit tjetri.

U martue me Sipe Brahaj, të bijen e Syl Salihut nga Fushë Arrësi dhe linden e rriten gjashtë fëmijët e tyre: katër djemë e dy vajza.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbajti qëndrim asnjanës, por ishte përkrahës i Djalërisë, që luftonte dhe shtëpia e tyre shërbeu si bazë e strehë e Brigadës XXII të Nacional-Çlirimtares duke mos ju ndarë Sherif Veselit, që ishte baza kryesore e këtyre luftëtarëve.

Osman Brahaj, megjithëse pa asnjë klasë shkollë të kryer zyrtarisht, ka lënë trashëgimi botime nga institucionet shkencore në vend, po përmendim materialet e botura nga ai (me redaktimin e Xh. Mecit) nga Instituti i Historisë etj.

Referencat e tij të tregimeve për ngjarje e trashëgiminëkulturore e historike janë të përfshira në Arkiva të ndryshme shtetërore, por po përmendim edhe referencat e tij që janë në botimet dhe arkivin e prof. Qemal Haxhihasanit, Xhemal Meçit, Ismet Balës, Agim Çaushollit dhe në dorëshkrime ruhen nëdosjet arkivore të Nikollë Mazrrekut, etj.

Dinte përmendësh qindra kangë popullore, kryesisht historike dhe të Ciklit të Kreshnikëve. I binte çiftelisë dhe i këndonte me meloditë dhe sipas mënyrës së vjetër (ruhen dy këngë të ingjizuara), në rini i ka rá edhe lahutës dhe kënduar, ia kishte mësuar Agja (xhaxhai) Falija, por ma vonë nuk e praktikoi.

Vdiq në moshën 81 vjeçare, më 23 maji 1981.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori