E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NJË SHEKULL MË PARË TETË PIKAT E AZEM GALICËS

Nga Bedri TAHIRI – Kosovë

Pas shumë kryengritjesh e betejash çlirimtare të luftëtarëve të lirisë, Qeveria serbe e Nikolla Pashqit detyrohet të ulet në bisedime me Kryekomandantin e çetave çlirimtare, Azem Galicën. Takimi u bë në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Palën serbe e kryesonte inspektori i lartë e krimineli i regjur nga Beogradi, Mihajlo Ceroviqi.

Azem Galica, në konsultim me shokë dhe me udhëzimet e Komitetit të Shkodrës, në emër të çetave çlirimtare i paraqiti kërkesat në tetë (8) pika, të cilat më vonë do të njiheni si “Tetë pikat e Azem Galicës”:

1.- Të njihet e drejta e popullit shqiptar të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë.

2.- Të ndalohen menjëherë vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet kundër shqiptarëve.

3.- Të ndalohet grabitja e tokave të shqiptarëve, ardhja e kolonistëve serbë e malazezë dhe dëbimi i shqiptarëve jashtë vendit.

4. -Të ndalohen operacionet ndëshkuese të ushtrisë kundër shqiptarëve nën pretekstin e marrjes së armëve dhe ndjekjes së çetave.

5.- Të lejohet hapja e shkollave shqipe.

6.- Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe nëpunësit e huaj të zëvendësohen me nëpunës shqiptarë.

7.- Të ndalohet burgimi dhe internimi i familjeve të luftëtarëve të çetave dhe të atyre që i përkrahin çetat.

8.- Të ndalohet ndjekja e çetave shqiptare dhe të gjithë ata që ndiqen të mbrohen nga çeta.

Ceroviqi kur i dëgjoi kërkesat tha se, për këto nuk është kompetent, për to mund të vendosë krali në Beograd, por nëse keni diçka tjetër, na i thoni.

Azem Galica iu përgjigj se kërkesa tjera nuk kishte. Këto janë kërkesat tona që edhe ju i keni ditur, sepse ua kemi thënë sa e sa herë, përmes grykëhollës e sot ua paraqitëm edhe me shkrim. Politikën tuaj po e njohin edhe fëmijët në djep. Sa i përket kralit i thuaj se deri aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë është tokë shqiptare dhe nuk e lëshojmë pa dalë fare. “Nuk kemi dalë maleve për grada e pasuri, por për atdhe e për liri”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori