E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NANAT TONA ISHIN BIJAT E ROZAFËS – Nga Fritz RADOVANI

Sa shumë shkapetje, gervishtje, perplasje e rrahje takash e patkojsh ruen ky kalldram!

Një lum i rrembyeshem pushtuesish siper kaluen, e gurt’ vazhdonin me shndritë…

Edhe shkelqimi i tyne marramendës e ka domethanjen e vet! Gati gati duket si Tempull!

Një histori e tanë disa mija vjeçare e daltueme gurpërgurë që vazhdon me rrjedh gjak…

E Shkodranët e Rozafës asnjëherë jo vetem nuk e turpnuen kte prak, po e nderuen persa ishin gjallë e, mbas Tyne, trashigimtarët dhane jeten per Këta Gur’ të pathyeshem.

Prej Maleve t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna buronin gurë e ujë si biluri, derdheshin në Kir, n’ Cem, në Dri e Drinazë, e bashkë me cunga i merrte Buna dhe i vendoste rretherrotull  tek sofra rrumbullake pranë Taraboshit plak, që sytë ti merrte me vezullimet e veta: Ishte liqeni i Shkodres, ku derdhej tuneli i Rozafës me namët e urrejtjes së sulltanit gjakbasë:

“Shkodra!.. Asnjë Shkodranë nuk duhet të mesin gjallë!” E serbi hapi veshët,“kjoftë ba!”

E zdathun Nana Luçe merr rrugen e largët pa krye me shkue te Djali i pranguem. Dikur i kishte tregue i Biri Lazri, një histori Toptanësh per këte qytet të panjohun per Te…

Kishte disa ditë që as pjanoforta nuk ndihej se ishte aty… Kapaku ishte harrue i hapun!

Nana Luçe vrojtonte kah dera e mbyllun, e n’ mendime e pershkonte befas një anderr që prej disa muejsh trunin s’ ja lente rahat: “Dom Lazer, Ty Nana, po t’ pret pa da..!”

Por kot! I sillej shtëpisë tue kerkue dishka, që as Ajo vetë nuk e dinte se shka?!..

Ku flenë Ai Djalë, shka han… Po, ujë a i napin me pi? Me shka mblohet n’ këte t’ftohët..!

Asht muej Shkurt 1945… Qé erdhen… Trokiti dera, u hap e, një gjips i sigurimit po e pret.

Shikon mos asht n’ anderr po, jo… Ndalon tek Sigurimi i Shtetit, e Nana Luçe, mbas dy xhullijve ecë, padijtë se kush asht mbas hekrash i shkrryem per tokë, në baltë.., jo, jo, në pisllekun e sa ditve asht zhytë Loçka e Zemres… I cunguem kambësh dhe i mështetun nder brryla, buzqeshë e Nanen Luçe shikon si dikur fëmij plot mall: Nanë, unë jam këtu!

Po, po, po t’ shoh o Biri em i dashtun…Po kështu, ke vojtë o Dom Lazri em i shtrejtë?!. U sillet katilave:“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi, mos e leni kështu djalin!”

Nana Luçe si shumë prej Nanave tona, ishin Bijat e Rozafës…Lotët e Tyne shndrisin prap sot kalldramin e Rozafës. Ato u plakën… Por, nuk vdiqën.., Ato, plasën!..

Melbourne, Shtator 2019.            

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori