E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Musa Demit – Nga Luan MEMISHAJ

Musa Demi (1878-1971), ishte atdhetar shqiptar dhe shkrimtar. Ishte një nga luftëtarët kryesorë të Zgjimi Kombëtar Shqiptar, nëkrahinën e Çamërisë dhe në Shqipëri.

Ai burrë , që s’pati prehje ,

Natë e ditë për Shqipëri ,

Ngjeshur koburen në brez,

Futur dhe librat në gji.

E kish lindur Çamëria ,

Atë trimin e pamatë ,

Musa Demin nga Filati ,

Degë lisi i Dematë.

Çamëria jonë martire ,

Ti je , një krahinë me fat,

Gurrë trimash dhe me penë,

Buroi ky fisi Demat.

Ligjëroi shqipen e nënës ,

Gjuhë bilbil në vendet tona,

Penën, ti e bëre plumb,

Plumbat seç i bëre shkronja .

Ty të hodhën edhe prangat ,

Në ato burgje kalaje ,

Ti këndoje këngën tënde ,

Nëpër libra, abetare,

Të prangosën duart, lidhur

Por kurrëb jo, shpirtin tënd,

Se plagë e mëmëdheut,

Për Shqipen ty Musa të dhëmb !

Ti i bënë nder historisë,

Në ballë të ka Shqipëria,

Prandaj kënga na buron,
O Musa Demi Çamëria.

(Ne foto : Luan Memishaj)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori