E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Meja në 20 vjetorin e pranverës së përgjakur – Nga JAHJA LLUKA

U bënë dy dekada, që nga pranvera e vitit 1999, e cila në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak e n’at pranverë nuk erdhën zogjët shtegtar, por shtegtar nën hirin e dhimbjes e trishtimit ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i trishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia sikur po i gëlltiste.

Fusha e Mejes mblodhi 376 shpirtra të cilët po vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin”pse ishin shqiptar.

Shekujt para nesh ishin dëshmitar,të vuajtjeve dhe trishtimit për një komb të lashtë që asnjëherë nuk iu dorëzua skllavërisë në vendin e vet.

Shekulli XX nën kërcënimin e hijeve të djallit, po merrte shpirta,andrra,dëshira dhe dashuri, në tokën që zotat ia falën etërve tanë ilirë.

Meja është treguesi më i mirë, për gjenocidin që përjetoi ky popull.

Meja u mbulua me gjakun e martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë.

Askush nuk mund të na – i mohojë vuajtjet tona, as serbët të cilët me politikën e tyre çnjerëzore një shekull rresht kryen krime të paimagjinueshme ndaj qenies shqiptare.

Koha është të ecim përpara duke nderuar përjetësisht i varret e martirëve të rënë, që ky komb të mos shuhet e të jetojë sa të rrojë ora e njerëzimit mbi dhe.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori