E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Me gjuhën e shtetit i thanë Lasgush Poradecit të përkthejë librin e gjeometrisë

Nga Skender KARAQICA – Amerikë

(Ngjashmëri jete të poetit të poezisë shqipe të natyrës dhe dashurisë, Lasgush Poradeci  me shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë  për fëmijë, Ymer Elshani, i masakruar me familje në masakrën e Paklekut (1999) në Drenicë.

Në botën e letërsisë shqipe, Lasgush Poradeci (1899-1987) mbetët një nga poetët më të mëdhenj të poezisë moderne shqipe, që me të drejtë e kanë radhitur në hapësirën e rrafsheve të poetëve të poezisë evropiane. Në koloninë shqiptare ishte në krah me Asdrenin dhe Mitursh Kuteli, që në ketë kohë ishte më i riu.

Me përkrahjen e Nolit, poeti mori bursën për të studiuar në Fakultetin Filologjisë në degën Romano-Gjermane dhe në vitin 1934 Lasgush Poradeci mori gradën  shkencore të kohës: Doktor-Profesor.Në të gjitha studimet lidhur me jetën dhe krijimtarinë e poetit, është vënë në spikamë, emri dhe mbiemri i tij i sajuar nga emri i vërtetë (Lazër Satir Gusho): La+S+Gush =Lasgush e si mbiemër e vuri emrin e vendlindjes  së tij (Poradeci).

I dhuroi letërsisë shqipe dhe Shqipërisë ,,Vallen e Yjeve,, dhe  ,,Yllin e Zemrës, ndërsa në kohën e regjimit komunist ishte përkthyes me normë, që, siç thuhet në kronikat e kohës e lanë të vdiste i deniguar e i poshtruar nga mendjemadhësia e burokracisë së bulevardit të shtetit.

Poeti Lasgush Poradeci, qysh në vlugun e hapava të rinisë, kërkonte që të kalonte në shkollën shqipe, që asokohe ishte hapur në Pogradec. Me të dëgjuar për dashurinë e zjarrtë për gjuhën dhe shkollën shqipe, dhaskali i veshur në  të zeza  dhe me kryqin në gjoks, e pati detyruar Lasgushin të ulej në gjunjë, përdhe, e i ra disa herë me thupër në kokë. Me këtë veprim dhaskali kishte për qëllim ti frikësonte fëmijët shqiptarë në Pogradec, që të heqin dorë nga shkolla në gjuhën e bukur e të lashtë të shqipes.

Poeti Lasgush Poradeci ishte i brymosur me kulturën dhe gjuhën gjermane, që, përmes dijes së tij ai bëri të flasin shqip poetët e letërsisë evropiane-botërore, si: Hajne, Majakovski, Gëte, Lanaut, Brehti,

Hygoi, Myse, Bajroni, Shell, Bernsi, Eminesku.

Në botën  e krijimtarisë letrare, të dijes shkencore dhe të mjeshtrit të rrallë të përkthyesit, Lasgush Poradecin, shteti i kohës e pati lutur që, për nevojat e shkollës e të universitetit të përkthejë nga gjuha gjermane librin e gjeometrisë. Për këtë nismë të shtetit, poeti me buzë në gaz u është drejtuar, ashtu siç u ka hije poetëve, pushtetit me fjalët: ,,Po,unë nuk e di as tabelën e shumëzimit, e unë të përkthejë  librin e gjeometrisë, si është e mundur…?!,,. Poetët dhe fusha e dijes si studiues, përkthejnë letërsi dhe fshehtësitë e gjuhës, është thënë më të drejtë në kritikën e përbotshme letrare.

Po kështu,i pati ndodhur shkrimtarit për fëmijë e të rinj Ymer Elshani (1948-1999) në Drenicë. Në vitin 1981, masat represive antishqiptare dhe për shembjen e arsimit shqip në të gjitha rrafshet deri në tempullin e universitetit në Prishtinë, masat e diferencimit politik serbo-jugosllav, e patën lënë pa punë disa vjet dhe anatemimi i tij në fushën e letërsisë për fëmijë të shkrimtarit Ymer Elshani në Gllogofcin e kohës.

Në përkrahje të udhëheqjes së Ndërmarjes Teknologjike Feronikeli

në Gllogofc, shkrimtarin Ymer Elshani e punësojnë si përkthyes në këtë gjigant të tekologjisë e të përpunimit të nikelit, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe në Ballkan. Ndonëse,  fusha e botës profesionale për shkrimtarin  ishte letërsia dhe studimet për ketë krah të letërsisë shqipe, ai pati probleme rreth përkthimeve, në rrafshin e teknologjive  të lindjes dhe të përendimit, që ishin vënë në përdorim në shkritorën e ferronilelit në Gllogofc.

Në drejtorinë e Feronikelit, shkrimtari Ymer Elshani në ngjashmëri me përkthyesin me normë të Lasgush Poradecit në Tiranë, u tha shkurt e zëshëm: ,,Unë po kam problem me përkthimet nga fusha e tekonologjisë në Feronikel,, Kjo punë sipas tij ishte larg fushës së letërsisë që shkrimtari e kishte në dijen dhe opusin e tij si shkrimtar dhe studiues i letërsisë për fëmijë e të rinj në Kosovë. Ky është fati i shkrimtarëve në regjimet totalitare të kohës, ndonëse ata më së miri u bën opozitarët dhe ligjvënësit për pushtetet,  thoshte poeti Shell në shkrimet e tij.

…

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori