Shkruan: Mehmet PRISHTINA
Vitet po ikin, ndërkohë që sakrifica dy dekadeshe e familjes për të ringjallur kujtesën e vlerave unike te patriotit Hasan Prishtina,u realizua. Njëherësh, në perpjekjet për të shkundur pluhurin e harresës nga salla e historisë dhe e arkivave boterore, u bërealitet.
Thonë se ka dy lloj amanetesh varësisht nga pesha dhe përmbajtja. Ka amanet të mire, të cilin duhesh ta realizosh, kurse te keqin ta harrosh! Sot fale angazhimit, sakrificës dhe kontributit personal, kemi shtatoren e Hasan Prishtines nëPrishtinë-Shkup-Tiranë. Kemi emërimin e Universitetit nga UP, në Hasan Prishtina, janë botuar me dhjetëra libra dhe studime , është mbajtur për herë te parë një akademi përkujtimore nëlidhje me vrasjen e Hasan Prishtines në Selanik, mu në vendin e ngjarjes në rrugen Tsimiski-Vogaxhikou dhe në shtepinë e tij nëSelanik.
Sot vërejmë tendenca për të denigruar frymën hasaniste dhe fshehur figuren e udhërrefyesit model të qytetërimit, kulturës, dijes, lirisë,barazisë dhe demokracisë – patriotit elitar Hasan Prishtina.
Në vazhdën e këtyre denigrimeve po vërejmë se Prishtina e mban të izoluar brenda grilave ne oborrin e Rektoratit te Univerzitetit mbishkrimin “Hasan Prishtina”, duke mos lënë edhe mundësinë e komunikimit me popullin.
Në anën tjetër Tirana e ka fshehur statujën e Hasan Prishtinës, duke e izoluar me drunj dhe shum pak njerëz mund t’i qasen dhe ta dijnë vendndodhjen e kësaj statuje, kurse kulmi i këtij denigrimi po ndodhë këtyre ditëve në Shkup. Aty ku u prit me lot gëzimi Hasan Prishtina, tani po izolihet me beton duke ia futur hekurat ne distancë 2 m. pas shpine!



