E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KUR DHEMBJA SHNDËRROHET NË KRENARI, KUJTIMI PËR TË RËNËT MERR DIMENSION HYJNOR

-Mirenjohje për gjyshin Mehmetin me të vellain Miftarin, të rënë për liri 1945-Batalioni “Shaban Polluzha”

-Kusherinjt Shiqeri Aliuka,Qazim Aliuka, Hisen Aliuka.

-Mirenjohje për Babë Ferizin, me të vëllain Idrizin dhe kusherinjt Enverin dhe Avdylin 1998/99

Sot është një ditë e veçantë për mua, familje time dhe për vendlindjen tonë Polacin. Para 22 viteve pranvera ishte përgjakur me trupat e 85 të rënëve për liri, kurse Polaci dhe gjithë Kosova, atë 5 -7prill 1999, po përshëndetej për të fundit herë nga të dashurit e tyre, që padrejtësisht ishin vra e masakruar nga forcat pushtuese serbe.

Dhembja bëhet edhe më e madhe kur në mesin e këtyre të rënëve ndodhej edhe babai im i shtrenjtë Ferizi, xhaxhai Idrizi dhe kushërinjtë Enveri e Abdyli. Ata i mbyllën sytë, por vizioni për një Kosovë të lirë, për të cilën kishin luftuar deri në minutën e fundit të jetës, mbeti gjithmonë i hapur.

Kur dhembja shndërrohet në krenari, atëherë kujtimi për të rënët merr një dimension edhe hyjnor, sepse në çdo pranverë mbi qiellin e Polacit skaliten emrat e këtyre të rënëve, si shenjë mos-harrimi për gjakun e tyre të derdhur për lirinë që sot po e gëzojmë.

Dita e 5 prillit të 1999-tës është edhe një gurë kujtese që ndanë të kaluarën dhe të sotmen me një akt flijimi. Mbi këtë gurë tash qëndron si kala pesha e rëndë e sakrificës së këtyre të rënëve për lirinë tonë të shumëpritur.

Dita e sotme ka edhe një dimension festiv, për arsye se kryetari i bashkësisë lokale Polac- Marin- Dashevc, do të ndajë mirënjohje për të gjithë të rënët në luftën e Brigadës “Shaban Polluzha” dhe luftën e fundit të UÇK-së, në kuadër të manifestimit jubilar për të shënuar 100 vjetorin e kryeministrit të 8-të të Shqipërisë – Hasan Prishtina.

Lavdi të rënëve për liri!

Mehmet PRISHTINA

Prishtinë, prill  2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori