E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KOMUNIZMI SOT ASHT AI KOMUNIZMI I PANDRYSHUESHEM I SHEKULLIT XX

Nga Fritz RADOVANI

SIMBOLI I KOMUNIZMIT

Në një intervistë që unë kam dhanë në vitin 1991 per “Zërin e Amerikës” kam thanë: “Në qeverisjen e re demokratike të Shqipnisë, nuk duhet me pasë asnjë komunist, mbasi edhe vetem një po u la në qeverisjen e re, ai një ka me e kthye krejtësisht qeverisjen e re në qeverisje komuniste si ishte!”

Cili ishte reagimi i disa prej të persekutuemve politik në Shkodren e 1991 ?

–  “Je gabim! Je me pikpamje të vjetra! Ajo që thue ti nuk asht demokraci!”

Sot, mbas 31 vjetësh kam të drejtë me ju pyet: “Cili asht komunizmi sot?”

Në se nuk doni me e pranue pandryshueshmeninë e komunizmit shqiptar, mundeni me dhanë shpjegimin per komunizmin sovjetik të Putinit, me të gjitha tiparet e një drejtuesi komunist, antar i KGB- sovjetike që në 1980.

Pandryshueshmenia e komunizmit në Shqipni shihet shumë kjartë që në “perkujtimet” e para në vorrezat e deshmorëve, ku asnjëherë s’ ka mungue prania e perhershme e surratit të diktatorit barbar Ever Hoxha. Megjithse vetë 5 Maji asht simbol i vllavrasjes komuniste të Qemal Stafës, që mori plumbin e vdekjes, porsa doli nga shtëpia e mikut vet, Ever Hoxhës, aty ku fillon e mbaron e gjithë historia e tiranisë, barbarizmit dhe diktaturës, një model i s’ ardhmes komuniste të sotme të diktorëve Edi Rama e kompani.

Sot gjithshka që lexohet, shifet dhe jetohet në Shqipninë komuniste, asht në perputhje të plotë me të gjitha “porositë dhe amanetet” e fundit në vitin 1990, nga skilja anadollake e komuniste antishqiptare Ramiz Alia. Veprimet e tij perputhen plotsisht me hymjen e Shqipnisë në “Konferencen Islamike” në Dhjetorin e vitit 1992, kur donte me la duert nga vllavrasja komuniste.

Edhe sot komunistët e “rilindur”, vazhdojnë me mësimet kriminale të tij.

E pa kalue pak muej mu perballë monumentit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në sheshin e Tiranës, Papa Gjon Pali II, i tregoi modelit tij metë gjithë ata që e pasojnë edhe sot se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.” 

E kush ishin autorët vrastarë e terroristë ata që na masakruen 47 vjetë?

Ishin të pangopunit me gjak e vrasje pikrisht komunistët e Ever Hoxhës, të atij barbari antinjerzor që në 1945, porsa mori pushtetin mbushi kampin e interrnimit Tepelenës me qinda fëmijë të porsa lindun që shumica vdiqën.

Ky asht komunizmi që lindi njëheri me krimin e organizuem në Shqipni!

Komunizmi sot asht i pandryeshueshem e barbar ashtu si ka lind në Rusi. Ai sot duhet fshij nga qeverisja, organet e drejtësisë, të sigurimit të shtetit, arsimi  dhe universitetet e financat. Sejcili kriminel duhet dënue i gjallë e i vdekun. Per kriminelë e familjet e tyne asnjë privilegj, vetem nën kontroll.

Kapitalet e tyne nder bankat e Perëndimit duhet t’i shperndahen të gjithë të persekutuemve politik dhe familjeve të personave të pushkatuem politik.

Dënimet ndaj kriminelëve dhe vrastarëve duhet të perputhen me Gjykaten e Nurembergut. Mbasi të shfaroset komunizmi nga qeverisja, të ndihmohen shtetet ishkomuniste per ndertimin e një shtetit demokratik perparimtar.

Popujt e vendeve komuniste asnjëherë nuk janë gjendje me bashkqeverisë me barbarët e terroristët që deri dje, e kanë masakrue deri në palc Popullin.

Asht sigurimi i shtetit komunist që ka zbatue 47 vjet krimin e organizuem.

Asht ai sigurim shtetit vrastar që i kndonte per me e zanë gjumi Everin, e sot, asht po ai sigurim shteti “trashigimtar” që perkundë edhe Edi Ramen.

Sot Europa heshtë kur Shqiptarët protestojnë per rrenimet e banesave dhe taksave që po i nxjerrin Shpirtin. Rruga e tyne nuk gjenë asnjë zgjidhje, se sistemi i “drejtësisë komuniste” asht sistem kriminal dhe perputhet kudo e kurdo, me parimet e djeshme kriminale të barbarizmit antidemokratik.

Flitet per korrupsion e sotem, kur autorët e vertetë të tij janë pikrisht bijtë e atyne tiranve që pervetsuene pronat dhe djersen e Shqiptarve, deri nder ato dhjetra kampe pune të detyrueshme e interrnimi nga viti 1945, e ato shuma marramendse të vjedhuna nga baballarët e tyne, sot, i kanë në bankat e Perëndimit dhe aziatike të mbylluna hermetikisht. Kush i ka çelsat e tyne?

Heshtja vazhdon. E me këte heshtje vazhdon prap edhe qeverisja kriminale komuniste, gjoja e “permbysun” e barbarve të djeshem me vetura të reja.

Gjithshka fallco! E ky veprim antinjerzor vazhdoime qeverisë si në 1944 e derisa ra “Muri Berlinit”, ndoshta në Gjermani, por jo në Tiranen e kuqe!

Shqipnia e Gjergj Kastriotit, mbeti ashtusi në 1913, e “paprekun”, sepse në 1913 dhe në 1991, ajo u konsiderue shtet me Popullsi shumica Myslimane.

Një turp i pafalshem! Vendit ma të masakruemitnga komunizmi n’ Europë, si pa gja të keqe nuk i dënohet asnjë diktator tiran e barbar që, e masakroi 47 vjet pa i hi asnjë ferrë. U gjet tash edhe një “kryeminister” gjoja Katolik, por me gjak anadollak, e surrat shkjau që, tallet e hjellë njerzit në rrugë tue harrue se asht nder Trojet e Kastriotit e Nanë Terezes! Kujton se ka zbulue andrren shekullore të pushtuesit:“Ballkanin e hapur”, harron i shkreti se, “Gjyqin e Mbramë” të Popullit Shqiptar, fatmirsisht e ka në dorë: Njëtjeter!

Mos thoni o katila: “Nuk e dijtëm”, ju keni lindë me drapen e çekiq n’ballë!

Melbourne, 14 Mars 2022

Ja kush jeni ju, o “rilindja” e mallkueme komuniste:

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori