E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

INTRIGAT DHE SHPIFJET – SMUNDJE TË KULTURAVE

(Replikë me “Akademikun” Kapllan Resuli për librin e tij “Fishta dhe të tjerë”)

Nga TON ZMALI, poet, shkrimtar e studiues…

Lexova librecin me titull “Fishta dhe të tjerë’’ të Kapllan Resulit, të Resul begoviqit, i njo¬hur në fill të letersisë së realizmit socialist me vepren “Tradhetia” i nenshkruar aso kohe thjesht me emrin Kapllan Resuli.
Duke nderuar emnin shkrimtar, e lexova vep¬ren zagar të tij. Librecit, qe nuk ishte as letrar, as kritik, as historik e as estetik, i ishte njollosur kopertina e pare me titullime e grada shkencore: Profesor, Doktor dhe Akademik; por jo shkrimtar, për të cilin titull ai pretendon se ashtë “maja e paarritshme” e letersisë shqipe.
Për të ngjitun vetveten në këto maje, domosdo “Profesor, Doktor Akademikut” i duhet rrezoj e ulë nga froni i përjetesisë Poetin tone Kombetar, Gjergj Fishten dhe kryevepren e derisotme të letersisë shqipe gjatë gjithë kohnave, “Lahuten e Malesise”. Me nji të rame të penes, shkarrashkruesi teveqel e falsifikator historie, përpiqet të na binde se pari se Shkodra, kryeqytet i lashtesise ilire, me qytetenim e histori evropiane, na paska qenë kryeqyteti i Cerna Gores (Malit te Zi) per pesë shekuj me radhe.
Mjeran “Aka-dem-iku, Profesor Doktor” që nuk dihet ku, kur dhe nga kush ashte gradue, për cilat vepra dhe cilat vlera, harron se edhe sikur për nji çast t’i pranojme versionin e tij të paargumentuara se Shkodra, përjetesisht qyteterim Iliro-Pellazg i Arberit, nese paska qenë peseqind vjete kryeqender e Cerna Gores, kjo lartëson dhe ngre vleren e ketij qyteti dhe deshmon se “Cerna Gora e tij” ishte vasale e kryeqenders, pra e Shkodres sone. Askush nuk mund ta besojë se nji kryeqytet ashte vasal apo mevartes i qyteteve. I vetmi që perpiqet ta shohë histori¬në e boten me kokeposhte eshte “aka-dem-iku” i veteshpallur e i vetepagezuar me librecin mohues e sharlatan të shkruesit të papergjegjshem, racist e mashtrues i rrezikshem për kulmin e tij të dizinformimit falcifikativ të vërtetave të njohura e të prenuara .
Libreci i “Resulbegovigit” me emrin Kapllan eshte nji përpjekje pa argumenta shkencore, letrare, historike, shoqerore, kritike apo estetike, për të erresuar çdo gja të mirë eprore që mban vulen e fjalës shqipe. Ai në librecin e tij të pistë, të denje për në kazanat e plehrave, nuk ngopet duke sulmue Fishten si katolik, por ben çmos me rrezue edhe Naimin si bektashi e bejtexhi. Pena e tij, si nji shigjetë helmuese adresohet pa kriter edhe kunder romancierit të parë shqiptar Ndoc Nikajt, i cili me vepren e vet “Shkodra e rrethueme” deshmon qendresen e popullit të ketij kryeqyteti ndaj pushtuesve malazeze e mbeshtetesve të tyre nga qarqet pansllave e hordhitë barbare në bashkëveprim. Falsitetet dhe mashtrimet historike në ketë librec jane aq paftyra, të pashembullta e të paskrupullta dashakeqe, saqe aktori duket se ashte maska e patru e qarqeve antikombetare shqiptare të gatueme në kuzhinat e molepsuna me racizem etnik e smundjet e gllabrimit kulturor. Kulmi i urrejtjes së tij për kulturen shqiptare dhe korifenjtë e saj zbardhet me aktakuzen se gjoja “gjuha shqipe” paska nji mori fjalesh të huazuara nga serbokroatishtja, në nji kohë kur dihet se popujt, veçanerisht ata fqinj, huazojnë nga njeri-tjetri. “Aka-dem-iku” mjeran harron se sllavet e jugut sebashku me bejgo-viçet e tij erdhen në Ballkan rreth shekullit te 7-të të Eres Sonë, pra në kontakt, marredhenie, por edhe me pranimin që u banë vendasit. Shkruesi bakall nuk i bie fare ketij teli, që sigurisht ia shurdhon veshet e mbushur me brumë abuzimesh. Askush nuk e keqkupton tellallxhiun e paguem të çirret rrugeve në mbrojtje të etnisë se tij malazeze, serbe a ruse që nuk e di; por askush nuk mund të lejojë balten e librecave të shkarrashkruesve që synon të ule e nançmoj kulturen dhe korifejtë e nji populli fqinj, aq me keq kur falsifikohet e verteta dhe historia.
Me ka habitur fakti i renies aq poshtë të nji njeriu të vetëshpa¬llur si korife i prozes shqiptare që arrin me paturpesi te na paraqese Oso Kuken si turk e Mark Milanin strategun ushtarak te mijera sulmeve mbi tokat, trojet e territoret shqiptare si mikun e shqiptareve. Ε kam rilexue disa here kete falsitet historik, derisa u binda se libreci i tij, siç e përdorte Fishta nji shprehje, ishte “pjellë e nji mendjeje zhgarravaqe” si ajo e Kapllanit, i cili pasi ka hedh poshtë gjithshka ka krijue letersia shqipe, i drejtohet heroit kombetar të shqiptareve, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, duke sjelle “argumenta” pa asnji bazë të besueshme mbi alencat e tij me sllavet dhe gjoja te ashtuquajturen “naten e pergjakur” ndaj turqve ne Kruje, në çastin e kthimit te tij në vendin e vet.
Përpjekja per të ngjallur pakenaqesi e perqarje fetare, ashte nji tjeter maskë e fshehtë e librecit të dallkaukut finok e të pavlere. Harron qyqari se historikisht komunitetet fetare në Shqiperi në asnji kohe nuk kane patur luftra as ndeshje gjakderdhjesh masive për motive fetare. Me gjithë shumicen që iu imponue egersisht pranimi i besimit myslyman, bashkejetesa fetare ashte nji virtyt tradite qytetnues dhe emancipues i shqiptareve. Në historinë e tyne shumëshekullore, kur, sίς thote Fishta “sllavet hanin molla të egra me majmunet në Kaukaz, atehere vete shqiptaret kishin krijuar kulturen dhe eposet që na kishte zili bota”.
Deshira e Kapllanit për ta bere Fishten nxenës të krijuesve të Nishiqve e kangetareve rapsode të folkloristikes sllave, shuhet si vesa para diellit përpara Eposit te Lahutes dhe tradites së mitologjisë të eposit gjigand të kreshnikeve. Ne kapitullin “Fishta dhe Kadareja” autori i ketij libreci mban krahun e Fishtes, jo pse e do ate, por meqe lufta për karriere, hipokrizi e famë ua ka çjerre maskat shumëplaneshe lakenjve mendjeshitur e puthadorë, Kadare e Resulobegoviq. Ai thote se paska shkruar nji studim me titull “Fytyra e vertet e Kadarese” gja e cila s’eshte asgje tjeter vecse nje duel gjelkokoshash mbi grumbullin e plehut, në lufte kush me kape majen e plehnajes. Duhet theksuar se gabimi i pafalshem i Kadarese në raport me Fishten dhe kryeveprat e tij, të cilesuara si Homeriada e fundit e Ballkanit, e ka demtuar pa mase imazhin dhe vleren e kangetarit të diktatures i cili me himnet ndaj tiranisë komuniste deshmoi shpirtshitjet e vetvetes.
Kapllan Resul Libreci nen gradat “Prof. Dr.Akadamik” përpi¬qet të binde lexuesin shqiptar se me nji dordolec liber të vetin, kambë e krye fillnaje e etnizueme, politizueme e realsocializmit, me titull “Tradhetia” i beka hije e pretendoka majat e letersise shqipe. Akoma s’e ka kuptuar ai se ajo ndriçon që nga “Meshari” e Çeta e Profeteve” e deri në ditet tona, ku letersia e lire, me vlerat e supervlerat e veta ka shnderruar në xhuxhmaxhuxhe krejt letersine puthadore të orientuar si ndihmesë e tellalle e diktatures proletare të vdekur në paralindjen e saj.
Paradoksi i librecit të Kapllan Resulit “Fsihta dhe të tjerë”, i mbushur me mllefe dhe urrejtje ndaj kultures sone, injoron ne radhe të parë autorin e tij, ekipin që ulerin në korin e zagareve e kelysheve te antikultures se popujve. Paaftesia për të berë analiza të thella e të paanëshme letrare dhe estetike, e ka detyruar “aka-dem-ikun” anonim të ripolitizoje me rracizmin etnik librecin e tij, duke u perpjekur të na binde se kryevepra letrare “Lahuta e Malesise” paska sipas tij ahistorizma e shtremberime të disa fakteve, ngjarjeve e personazheve historike e legjendare. Ai me tendence e shpall veten mesues olimpik, kur Gjergj Elez Aline, kryehero i legjendave atdhetare te shqiptareve, perpiqet ta argumentoje si produkt te fantazise se myslimanizmit dhe aq me keq orvatet t’u diskutoje lexuesve shqiptare se ky hero legjende asht i konceptuar nga malazezet (cernagorasit) sic i quan ai si përfaqesues i së keqes. Personifikimi simbolik i Gjergj Elez Alisë dhe luftës së tij me Balozin, në folklorin dhe mitologjinë shqiptare perfaqesojnë Atdheun dhe pushtuesin si perdhunuesin e lirive e vlerave te tij, dhe pak ose aspak rendesi ka si e konceptojnë trubalozet ketë mit të virtytshem, ashtu si nuk ka e nuk do të kete asnji vlere fakti se ka klane e individe renegate që perpiqen të na bindin nen flamujtë e islamizmit se Skenderbeu, Gjergji yne i Madh duhet rishikue si “armik i Allahut”.
Mendjekrimbur në teori, teza e parime të tilla hyjnë pa medyshje në skuadriljen e verbet të Kapllaneve dhe te modelit Ci-klobeviq e Katallanoviq, që kurre nuk e kane njohur e pranuar lirine, vlerat dhe kulturen e tjetrit. Pranimi i lirise së kultures të tjetrit ashte qyteteri i lashtë e i ri kristian, i udhehequr nga krishterimi dhe komuniteti hyjnor i vlerave të kultures së tij emancipuese. Teoria e mospranimit dhe e perjashtimit te vlerave të tjetrit rrjedh kryesisht nga primitiviteti, naiviteti dhe bindjet raciste e klasore te mentalitetit fantastiko-nacionalist ose proletar “internacionalist” dogmatik.
Shkruesi i librecit “Fishta dhe të tjerë” përpiqet ta ule, ta perçmoje e nenshtroje me dymbedhjetë pika Fishten dhe per cudinë e çudive në fund shkruan nji poezi me të cilen ai thote shprehimisht: “Fishte, me krahasuan me ty”. Ε cili eshte ai njeri që shkruan shqip mbi liber e letër dhe nuk do të mburrej me kete krahasim …?! Por nuk besoj se ndokush, në asnji kohe, ka abuzue aq shu¬me me fjalen, saqe të krahasoje shkruesin pa vlere me kryegjeniun e korifeun e letrave shqipe. Ketë krahasim mund ta kete bere vetem Kapllan Resuli, per t’ua mbushur mendjen lehanave të tij në shqip a sllavisht, se gjoja vetë shqiptaret e paskan krahasuar me poetin e tyne kombetar. Abuzues të tillë i bejne rendë dheut me gojen e lige e penen shigjetë të helmueme. Persa i përket qendrimit të Kadarese ndaj Fishtes, kam mendimin se pozicioni i prokurorit e i egoistit ordiner që iu be Fishtes dhe vepres se tij nga anë e penes se Kadarese ne librin “Autobiografia e popullit ne vargje” ndofta pa u njohur me vepren e tij, pati përveç të tjerave, dy arsye kryesore: Se pari, për të sundue në boshllek, duhej goditur e zhdukur gjigandi i paarritshem, me qellim që kangetari i dikta¬tures t’i bente vend vetvetes në ketë zbrazeti ku sorrat e korbat shiteshin për thelleza e gjinkallat e qyqet për bilbila. Se dyti, me goditjen e Fishtes synohej të eliminohej gjithshka nga kultura tradicionale veriore. Vazhdoj të kem bindjen se kjo goditje u ba edhe per t’i hap rruge cultures dogmë lindore që perdhosi njeriun kudo me dogmat e “rrenalizmit socialist”e të letersisë proletare klasore.
Por le te kthehemi prape tek libreci i Kapllanit, i cili me titujt e gradat jashtëshkencore e pseudohistorike e percjell autorin e vet në arkivolin e shkarrashkruesve dhe mohuesve megaloman të vlerave të të tjereve. “Grafomafoni i librecit”, jam absolutisht i bindur se nuk meriton kaq vemendje, pikesepari për urrejtjen dhe mllefin e paprincip të autorit ndaj kultures, gjuhes e traditave tona të marruna universalisht. Me gjithë shijen e hidhur e pasqyrimin neyerites që me “la pas leximi i ketij libreci të padenjë, isha shumë i vendosur se letraxhinjve te pavlere nuk ia vlen t’i kushtojsh as vemendje, as kohe e as mendim e fjalë….
Shume lexues te rregullt te shtypit e dine se jam autor i tre shkrimeve për Fishten, si: “Gjeniu i ndaluar”, “Teoria e dy rrezullimeve” dhe “Kritiku i balonistave e mohuesve kasape të letersi¬se”. Në pjesezen e kasapëve pa tru do të faturoja pa frikë e me bindje të plotë edhe “librecin e Kapllanit”, me titujt e gradat “Profesor,Doktor, Akademik” e shkarrashkrues i papergjegjshem e i pandreçshëm.
Ketë shkrim replike e bera si obligim ndaj kultures sime etnike dhe perfaqesueve të saj, mbi te cilet shkruesi perpiqet të hedhë baltë. Nji arsye tjeter qe u ba shkas ashte shpallja publike e botpamjeve të mia lidhur me ketë librec qe e ban pis në radhe të parë autorin, ekipin e tij dhe shtepinë botuese me nji emen aq të nderuem të tradites e kultures shqiptare.
Duke patur parasysh të gjitha keto, kuptohet qarte se akoma, me të njejten tendencë, fronti kunder Fishtes e kulturës që perfaqeson Ai, vazhdon po me ate ritem dhe prepotencë si me armet helmuese te “heshtjes” ndaj kesaj figure, e cila nga të huajt u quajt “Homeri i fundit i Ballkanit” dhe te gjithë kultures veriore që perfaqeson, te inicuar dhe mbeshtetur nga akademiket e vetemeruar, ashtu edhe me megalomanine prepotente te paskrupll e hesterike të tipit të Kapllan Resulbegoviqeve.

Letershkruesi bakall ngaterron dhe ben mishmash letersinë me historinë. Kerkoj ndjesë lexuesit që u mora kaq shumë dhe shpesh herë shumë seriozisht, me paqavuret, proçkat e pallavrat e verbra të ketij libreci që i ngjan fund e krye nji arkivoli te vonuar të autorit të stervonuem, saqë ndot edhe ajrin e mjedisit rrethues, e tenton të prishë edhe mentalitetin evropian të bashkejeteses paqesore e vllazerore në mes besimeve fetare, etnive, të bashkejetesave kulturore e shpirterore të popujve, në frymen e unionit pankozmik të vlera¬ve e qyteterimeve të pavdekshme.

27 mars 2017

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori