E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Harta e rrallë e Skënderbeut e vitit 1455

Harta e rrallë e Skënderbeut

E realizuar mbi lëkurë viçi ajo daton prej vitit 1455

Emri i heroit tonë kombëtar, në trajtën Skanderbeg, është zbuluar në këtë hartë të rrallë detare, e cila është ekspozuar për herë të parë në Shqipëri në ambientet e Kryeministrisë.

Harta vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe festave të nëntorit.

E realizuar mbi lëkurë viçi ajo daton prej vitit 1455.

Pasi u zhduk për 2 shekuj kjo hartë u gjet në një bodrum të murosur, për tu bërë më pas pjesë e bibliotekës së Romës në shekullin e 18-të.

Artan Shkreli shprehet se ky dokument e konfirmon Skëndërbeun si një fakt historik.

Artan Shkreli: “Ky është një zbulimi rëndësishëm jo për faktin se në të ndodhet emri heroit tonë në hartë, që edhe kjo është unike, por prej faktit se harta është e vitit 1455, në kulmin e famës së Skëndërbeut në Evropë. Harta është bërë nga Bartolomeo Pareto. Kjo tregon që ne dimë shumë pak për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.”
Dëshmia e rrallë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Ajo do ti rikthehet Italisë pas 2 javësh.

Në këtë ditë feste interesi ka qenë i lartë edhe për Muzeun Historik Kombëtar, ku u eksozuan punimet e 54 piktorëve me fokus heroin kombëtar.

Piktor: “Unë aty paraqes sipas ndjeshmërisë sime vrullin e tij, pathyeshmërinë dhe largpamësinë e tij.”

Një hapësirë të veçantë në Muzeun Historik zuri edhe kjo ekspozitë e realizuar nga piktorët e vegjël.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori