E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Esat Pasha – korrespondentit të Piccolo-s, në Trieste (1913) : “Pavarësisht grindjes me Ismail Qemalin, shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe!”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Prill 2020

“Les Nouvelles” ka botuar, të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Piccolo-s në Trieste, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata në Shqipëri

Mendimi i Esat Pashës

Vjenë, 12 nëntor. – I intervistuar nga korrespodenti i Piccolo-s në Trieste, Esat Pasha nuk pranoi të tregojë cili, sipas tij, ishte sovrani që do t’i përshtatej më së miri Shqipërisë.

Ai shtoi se grindja e tij me Ismail Qemal Beun ishte aq shumë serioze sa që nuk do të kishte ndonjëherë një pajtim të mundshëm midis tyre; por megjithatë ai shpresonte të kishte sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe kishte besim se as Austria dhe as Italia nuk do t’i lejonin vetes të tërhiqeshin në favor të grindjeve që ndajnë krerët shqiptarë, kështu për të evituar shkatërrimin e veprës së tyre dhe ndarjen  e Shqipërisë.

Korrespondenti i Piccolo thotë se Esati ka arritur të shtrijë autoritetin e tij mbi të gjitha popullsitë e zonave malore, veçanërisht tek Malsorët, të cilët janë plotësisht të përkushtuar ndaj tij. Ai takohet shpesh me peshkopin e Taraboshit dhe famullin e peshkopit të Durrësit, si dhe me Faik Beun, një nga anëtarët e qeverisë së përkohshme.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Esat Pasha – korrespondentit të Piccolo-s, në Trieste (1913) : “Pavarësisht grindjes me Ismail Qemalin, shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe!”

Esat Pasha – korrespondentit të Piccolo-s, në Trieste (1913) : “Pavarësi…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Prill 2020 “Les Nouvelles” ka botuar, të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen n°3…

https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-korrespondentit-te-piccolo-s-ne-trieste-1913-pavaresisht-grindjes-me-ismail-qemalin-shpresoj-te-kem-sukses-ne-krijimin-e-nje-shqiperie-te-madhe/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori