E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

AZEM MËSHI I KOSTURRIT

Dëshmori i Atdheut, Azem Ali Mëshi, polic i rënë në krye të detyrës para pesëmbëdhjetë vitesh, kur erdhi në klasë të parë dallohej nga të gjithë nxënësit e tjerë.

Si mësuese e tij isha e kënaqur, pasi ai çdo ditë e bënte nga një orë rrugë për të ardhur në shkollë dhe e zbatonte me përpikmëri orarin, nuk kishte as një rast që të vinte pa detyrat eshtëpisë, i pa përgatitur në mësime.

Azemi, me prirjet e tij dhe sjelljen shembullore i ndihmonte shokët dhe shoqet e klasës. Gjithmonë e mbaj mend për mirë se gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare në Kosturr të Hasit në çdo aktivitet që organizonte shkolla ishte i pari.

Azemi gjithnjë ngulmonte për dije të reja.

Më kujtohet se kur po mbaronte klasën e 8-të i pyeta të gjithë nxënësit e klasës së tij se çfarë profesioni iu pëlqente më shumë. Ata m’u përgjigjen: mësues, mekanik, etj., ndërsa Azemi më tha: “Mësuese, mua më pëlqen shumë të bëhem polic me kapele që të mbroj atdheun sikur ka qënë baba partizan për çlirimin e vendit”. Nxënësit e tjerë u habitën se si Azemi donte të trashëgonte babën për trimëri.

Më kujtohet kur organizonim mbledhjet me prindër. I vetmi ishte Azemi si e merrte babën e vet që të informohej për përparimin e frekuentimin e tij në shkollë. Ai ishte një fëmijë shembullor dhe kishte një prind shembullor. Azemi jo vetëm që gëzonte respekt në shkollë, po edhe në fshat. I përshëndeste të gjithë në fshat. Dashuria e tij për familjen ishte e madhe.

Më kujtohen fjalët e Zeqir Bajramit, të Rrustemit, të Elezit, të Sadrisë, të Ismajlit, pra të tërë fisit të Ahmettafajve, të cilët thoshin se nga të gjithë djemtë e fshatit tonë, Azem Mëshi është një fëmijë që gëzon trashëgimininë e fisit tonë për ndjenjat trimërore.

Shpesh herë më vijnë në mendje bisedat me burrin tim e me kunetërit e mi, si i përmenda më parë, të cilët tregojnë se në çdo rast që diskutohej, Ali Ukshin Mëshi, thoshte: “Ia vendosa këtë emër Azemit, me dëshirën për t’u bërë trim si Azem Galica”.

Baba i Azemit, Ali Ukshin Mëshi, i lindur më 1928 në fshatin Kosturr të Hasit, në një familje e varfër, por me zemër të hekurt për vendlindjen e tij dhe Atdheun. Ai, në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ku u rreshtua si partizan i Çetës së Hasit me Ismail e Man Pogën. Ishte partizan i ri në moshë, ndër ma të rinjtë në formacionet luftarake të Shqipërisë. Më vonë u inkuadrua në Brigadën XXV-Sulmuese. Luftoj deri në çlirimin e vendit.

Në vitin 1948 Ali Ukshin Meshi u arrestua dhe u dënua për dyshime politike nga rregjimi komunist me 6 vjet burg politik, me 3 vjet heqje të triskëtimit e zgjedhjes, me sekuestrim të pasurisë. Këto masa dënimesh ishin pa asnjë bazë.

Ky kreshnik, Ali Ukshin Mëshi, u martua me Xhemile Sokolin, malësore nga komuna e Bytyçit të Malësisë sëGjakovës.

Familja e tij nisi me u shtue ndër vite. I fali Zoti nëntë fëmijë, shtatë djemë e dy vajza. I rriti me mundim të madh.

Fëmija i parë ishte Zenuni si një shqipe mali, Ahmeti e Azemi iu rritën si dy pëllumba, Agroni e Skënderi ia kalonin si dy shokë, Sabahi e Guximi si më të mirët.

Fëmijët e tij nisën me u shkollue, secili prej tyre me ushtrue profesionin e vet.

Ky Azemi la shumë kujtime të mira që në fëmijërinë e tij kishte etje e dashuri për dije e shoqëri, për mësuesit e tij.

Patriotizmi e trimëria e fisit të Ahmettafajve u vërtetua me Azem Ali Mëshin, i cili ra në krye të detyrës: “Për ruajtjen e Rendit e të Sigurisë Publike”, më 3 Qershor 1999,në Tiranë.

Gjithashtu, i kujtojmë edhe dy vëllezërit, Kujtimin dhe Afrimin e Qazim Meshit, të cilët u vranë në muajin Maj 1999 në Luftën e Kosovës, në krye të detyrës.

Ky fis i Azem Ali Meshit, gjithmonë u shumoftë e përparoftë dhe kujtimet e vepra e tyre të kujtohen ndër shekuj!

I pa harruar qoftë kujtimi i tyre!

Bute MËSHI

Mësuese në Kosturr të Hasit

Kosturr, Has, 15 maj 2014

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori