Sot e paska Ditëlindjen Avni Ponari i 8 kompanive të Grupit “Sigal…” në Tiranë, Prishtinë e Shkup, me kapital vendas e të huaj, lider e pararojë, ma e suksesshmja e tregut të Sigurimeve në Shqipëri e Rajon; Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Japonisë në Shqipëri; i Fondit të Pensioneve Private Sigal Life Uniqa; i turizmit bregdetar e tashti atij alpin elitar me “Grand Hotel Valbona” me pesë yje; drejtues e aksionerë në disa kompanis si koncesionarë makinash, në financa, etj. President i Federatës Shqiptare të Basketbollit; i Klubit të Artit e Kulturës në Durrës; i Platformës online dhe pa pagesë në Shqipëri ‘Audiobooks.al’; antar i disa bordeve profesionale kombëtare e ndërkombëtare; etj.
Avni Ponari, në/nga veprimtaria e tij, duket se ka plot forcë fizike e fuqi shpirtërore nga trupi e jeta e vet, nga puna e vet, saqë rigjeneron vazhdimisht energji pozitive nga vetëvetja e tij për kohën e njerëzit, për të ardhmen. Përditë e ma i ri, i mbetur i tillë nga cdo kohë që iku dhe nga cdo kohë që vjen. E ka fatin të jetë gjysh e të mbetet djalosh, të punojë si biznesmen e të jetojë si humanist. Plot vitalitete. Qytetar me misione, biznesmen misionar.
Avni Ponari është një figurë publike e njohur gjerësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social të Shqipërisë dhe në rajonin e Ballkanit, me rol mbështetës, të vazhdueshëm e të fuqishëm dhe ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, kulturore, sportit, edukim, etj.



