At ZEF VALENTINI S.J.
(1900 – 1979)
40 VJET perpara At Zef VALENTINI S.J., vdiq me Shqipninë në zemren e Tij…
E mërkurë, 18 nëntor 2026
At ZEF VALENTINI S.J.
(1900 – 1979)
40 VJET perpara At Zef VALENTINI S.J., vdiq me Shqipninë në zemren e Tij…
Ai ishte nder shkenctarët ma të mëdhaj italian, tri herë “Doktor Shkencash”, që gjithë jeten ja kushtoi Shqiptarëve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Gegnishtes së tyne.
Asht le me 1 Korrik 1900 në Padova Itali, dhe vdiq në Palermo me 16 Nandor 1979.
Prof. Ernest Koliqi shkruen: “At Valentini mbrriti në Shqipní në shtatorin e vjetës 1922. N’at muej t’âmbël e të praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugve të saj gjarpnuese, rrethue me gjethet e zverdhuna të lulevileve n’agoní e me aromat e fshehta që asokohe vërshonin prej s’mbrendshmi në rrugë, tue ardh’ prej matanë mureve të nalta t’oborreve të mbylluna”.
25 PRILL 1968 Papa Pali VI, në perkujtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Gjergj Kastriotit në Vatikan porositë: “Shqiptarë! Duenje At Zef Valentinin, se Ai ju don me zemër. Çmonje, se Ai punon pa nderpre për me u njoh përpara botës vlerat tueja shpirtnore e artistike. Ai asht i juej, sepse i ka vue çeshtjes suej mendjen e zemrën e vet”.
At Zef VALENTINI shkruen per Mikun e madh të Shkodres, Heroin Bajram CURRI: “Bajramit ia kish ânda, tue kujtuem emnin e gjinisë së vet, Curraj, me i thânë vedit: Un jam Curr! Në ndërtesën shpirtnore të Shqipnis, themelet do të vehen prej currash, prej virtytesh karakteristike të fisit; kur këta të qëndrojnë, edhe Shqipni ka; kur këta të hiqen, Shqipnis i luhet “carâni i votrës.”
At Valentini shkruen: “Shqiptart janë nji popull i çuditshëm. Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetren, konflikte të pasherueshme, grindje të mbrendshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese, mirëpo mbas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ mbî mundsitë e mbijeteses kombtare, vrejmë sesi shpërthen papritmas prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të mrekullon”.
At Zef Valentini S.J. ishte nder të huejt e paktë që vdiq me dy shtetsi: Italian e Shqiptar!
Melbourne, 11 Korrik 2019.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
Veprimtari kulturore


