| Kam shkruar, më parë, për këtë datë të paharruar, që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar! Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetetre… Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë e tërë? Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmë tërmet dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë; vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj dhe të reja, sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta. Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan, të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan. Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte për t’i dërguar; mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë, deri sa në brigjet italiane udhën ajo e ndaloi. Po, ankthin tone, a e merrni ju sot me mend, se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte vend?! Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat, Se ku, vallë, i kishte pëplasur e egër vala?! ………………………………………. Kjo histori është, tashti, plot njezetetrevjeçare, po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare, mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”. Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet, por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë, atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë… U kërkoj të falur, për vargjet që më lart shkrova, Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova. ………………………………………… Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal dhe në anën tjetër po prêt të lidhet me ne njëri djalë; pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë e atë datë, aq të dhimbshme, përherë do ta kujtojmë… (Shkruar, së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00) Tiranë, 5 mars 2019 |
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
Më shumë nga Histori

Veprimtari kulturore
Faqja e parë e “Gazeta e Alpeve” Nr. 125, dt. 1 -15 Shtator 2026


