Masakra e Tivarit u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav. Qëllimi ishte të pamundësohej zbatimi i Rezolutës së Bujanit (31 Dhjetor 1944 – 1 dhe 2 Janar 1945) për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ky veprim kriminal antishqiptar mbështetej në Platformën Poltike dhe Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, me në krye Josip Broz Tito, platformë e hartuar sipas projektit antishqiptar të Çubriloviçit i datës 7 Mars 1937 dhe 3 Nëntor 1944 për shpërnguljen, vrasjen dhe shfarosjen e 50 për-qind të shqiptarëve të Kosovës. (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1).
Udhëheqja kuministe në Shqipëri me në krye Enver Hoxhën ra pre e grackave të Titos dhe Rankoviçit duke lejuar kalimin nëpër territorin shqiptar (Kukës, Fushë-Arrëz, Shkodër) në drejtim të Tivarit të 13-mijë e 323 rekrutëve shqiptarë nga Kosova për të luftuar në frontin Perëndimor të Jugosllavisë, (Dalmaci deri në Istri) gjoja kundër formacioneve të fundit gjermane.
Në arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Tiranës ka qenë i përfshirë edhe Komandanti i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit Fadil Hoxha, nënshkrimi i të cilit figuron në kërkesën që Titoja i kishte drejtuar Enver Hoxhës. Në këtë kërkesë figuron edhe nënshkrimi i komisarit Bosko Çakiç. (Arkivi i Forcave të Armatosura dhe i Shtabit të Përgjithshën të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.).
Sipas burimeve arkivore jugosllave dhe shqiptare në masakrën e Tivarit janë vrarë 3-mijë e 447 shqiptarë të Kosovës nga 13-mijë e 323 të rekrutuar.
Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar të Kosovës është bërë në tre eshalone:
Eshaloni i Parë kishte 3-mijë e 700 veta
Eshaloni i Dytë 4-mijë e 700 veta dhe
Eshaloni i Tretë 4-mijë e 923 veta
Deportimi ka nis më 24 mars 1945.
Masakra në Tivar ka ndodhur më 31 Mars 1945… Rekrutët shqiptarë nga Kosova janë vrarë edhe përgjatë rrugës nga Kukësi, Fushë-Arrëza, Shkodra e deri në Tivar.
I PAHARRUAR DHE I PËRHERSHËM QOFTË KUJTIMI I TYRE
LAVDI!
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
Më shumë nga Histori

Veprimtari kulturore
Faqja e parë e “Gazeta e Alpeve” Nr. 125, dt. 1 -15 Shtator 2026


