E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

60 VJET PA TY DON DED MALAJ! – Nga Fritz RADOVANI

DON DED MALAJ (1917 – 1959)

  • SIKUR T’ ISHTE DJE…

“FESTË TË MADHE KA …SHQIPËRIA, NË ZI E N’ FUTA U MBLUE MALËSIA!”

24 PRILL 1959 Kur u hap gjyqi në Kinema “Republika” të Shkodres Don Deda tha: “E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tê mbarojê komunizmi!” Tre kriminela sigurimi e torturonin per me realizue vrasjen e Tij: Hilmi Seiti, Ali Xhunga dhe Xheudet Miloti…Ishte në gjyq edhe perfaqsuesi i UDB së Titos, ambasadori jugosllav, i ftuem nga Enveri… Don Ded Malaj asht nder Herojt e pathyeshem prej sigurimit të mnershem të shtetit. Po, per qendresen Burrnore të Tij flet gjatë në librin “Çinarët” At Konrrad Gjolaj, bashkvuejtës i Tij dhe Mik deri në vdekje.

Don Deda njihej si mik dhe “bashkpuntor” i Don Kolec Prennushit, nxanës i Don Alfons Trackit, mik i At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, të gjithë kundershtarë të firmosjes së “Statutit të Kishës Katolike të 1951”, pra meqë asnjeni nuk pranonte këputjen e lidhjeve me Vatikanin dhe Papen: Me daten 29 Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të akuzuemit, ndersa Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim. E mesa e Don Dedës, ishte Drandja e vogel 13 vjeçe që u nis per Tiranë me u interesue per Axhen e vet. Me 1 Maji Drandja takoi tek tribuna Nexhmije Hoxhen, e njohun nga Populli me emnin kobra…Drandja i shpjegoi se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”…E shkreta Drande u mundue me e prekë n’ zemer!!..

  • Me 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres: “Lutja yte refuzohet.”(Dosja 2199).

11 MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e Varrimit Don Dedës u ruejt nga një Vlla Mysliman, që e kishte në kopshtin e vet…

Sot, në këte 60 vjetor Shqiptarët besoj se me “Rilindjen” kujtojnë edhe thanjen e Madhe Profetike të Don Ded Malaj: “E Premtja e Zezë po vazhdon me komunizmin!”

UJVARA  E  SELCËS…

SELCA  NA  DHUROI  SHKAMIN  DON DED MALAJ…

  • Don Ded Malaj asht le në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj, me daten 16 Nandor 1917, prej ku mbas pak vitesh kanë zbritë në Velipojë, e nen kujdesin e Don Alfons Trackit, u brumos me kulturen Europjane Perëndimore.

Në vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali.

U këthye në Shqipni dhe ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit dhe së fundi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku edhe u arrestue në vitin 1958, dhe dha jeten per “Atdhe e Fe”…

Sa lotët janë derdhë per Ty në këte ujvarë tash 60 vjet, o Don Dedë Malaj…!!

Melbourne, 10 Maji 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori