E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

20 VJET, NË KUJTIM TË NJË NGJARJEJE TRAGJIKE PËR KOSOVËN… -Dush Zeqiraj, çdo vit vjen nga Peja, në Durrës- Nga: BAJRAM GASHI

B.Gashi,Dush Zeqiraj etj.,31.3.2019

1.
Ashtu kishte ndodhur, 20 vjet më parë, nȅ marsakeqin e vitit 1999. Qindra-mijȅra familje shqiptare u larguan dhunshȅm nga trojet e tyre stërgjyshore, shumica nȅ drejtim tȅ shtetit amȅ, në Shqipëri. Atë fat të dhimshëm përjetoi edhe miku im nga Peja, Dush Zeqiraj.
Mbas dy ditȅ udhȅtim e rraskapitjeje, arrijnȅ në Shkallnur të Durrësit, te famlja “Gjuzi”. Na lajmȅrojnȅ dhe menjȅherȅ shkuam me furgon, i sollȅm nȅ shtȅpi dhe i strehuam. Pas pak ditȅsh, ata u vendosën pȅkohȅsisht nȅ qytet, nȅ banesa me qera. Kaloi njȅ vit dhe nuk e kishte harruar Dushi 30 marsin e 1999-es. Më pas, në 30 marsin 2000, veç ai kur lajmȅroi: “Mȅ prit te busti i Azem Hajdarit”, nȅ Durrȅs. “Do tȅ kujtojmȅ, sȅ bashku, 30 marsin e 1999-es”. Erdhi. Nuk po e zgjati shumȅ. Njȅzet “30-marsa”, me gjithȅ tȅ sotmin, ai i feston me familjen “Gashi”, në Shënavlash të rrethit tonë.

2.
Kȅsaj radhe, Dushi mȅ porositi nȅ telefon: “Kur tȅ vij, dua tȅ mȅ njohȅsh me Viron Konȅn”. Kishte lexuar njȅ libȅr tȅ tij dhe i kishte pȅlqyer shumȅ. “Po, – i thashȅ dhe lajmȅrova shkrimtarin e nderuar, duke e informuar pȅrse donim  ta takonim. Ai m’u tregua i gatshȅm. Mbȅrriti Dushi, pikërisht nȅ Shȅnavlsh më 30 mars. Atȅ ditȅ ishim tȅ ftuar, bashkȅ me mikun krijues durrësakk, Kadri Tarelli, nga poeti I këtij qyteti, Vladimir Muça, nȅ përurimin e librit me poezi “Dino Kalenja”-Hero i Popullit, vrarȅ nȅ luftȅ kundȅr pushtuesve nazistë. Aty pati edhe plot tȅ tjerȅ tȅ ftuar, si Besim Shahini, poetja e nderuar e drejtoresha e shkollȅs “14 Nentori”, Merita Thartori, Hasan Shahini, etj, etj.
Tȅ nesërmen, pra sot mȅ 31 mars, udhȅtuam pȅr nȅ Tiranȅ. E dinim lokalin “Galexy-Bar”, sepse aty disa herȅ kemi pirȅ kafe me prof. Murat Gecaj, me tȅ nderuarin Viron Kona. Nȅ kafe ishte dhe shkrimtari dhe kritiku i nderuar Sejdo Harka. Lokali ndodhet nȅ fillim tȅ Bulevardit tȅ Ri të kryeqytetit. Ishte një takim simbolik, I bukur Prof. Murati i ka kaluar do vjet, por mbi 70 kurrsesi nuk mund t’ia japȅsh. I njoha duke u bȅrȅ paraqitje të ndȅrsjellta.

Po pinim kafe dhe muhabet tȅ ȅmbȅl.Ndȅrkohë, Vironi kishte marrȅ njȅ çantȅ, qȅ mezi e mbante nȅ duar. Aty kishte shumicȅn e librave të botuara tȅ tijat, të cilat i kishte shȅnuar qȅ nȅ shtȅpi: dhuratȅ pȅr mikun e tij tȅ ri, Dushin, sikur ta kishte njohur qȅ prej dekadash. Edhe prof. Murati kishte sjellȅ librin më të ri jetëshkrimor, “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë, 2018).. Çaste emocionante, ndjenjash njerzore e vȅllazȅrore, kur dhuronin e ndërronin librat dhe mendimet nȅ mes njȅri-tjetrit.
Vironi, si vlonjatas bujar dhe me shpirt njerëzor, tha: “Dushi, miku ynë prej Peje, sot njȅ vit, përsëri kȅtu!”
Dushi, nga kȅnaqȅsia, iu drejtua miqëve kryeqytetas:

“Tash e mȅsova rrugȅn edhe për te ju, hiç mos mȅ ftoni, se mȅ 30 mars, 2020, dhe nȅ kȅmbȅ do vij!”
Dushin e pȅrcolla te autobuzi,pȅr nȅ Pejȅ. Kur po ndaheshim, mȅ tha:

-Bajram, pȅr 5-vjet e ke sigurue Mirësinë…

Durrës më: 31 Mars 2019

Dush Zeqiraj e Murat Gecaj,Tirane,31 mars 2019

Dush Zeqiraj e Viron Kona,Tirane,31.3..2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori