E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

20 SHKURT 1946: TEK LUMI LANA- Nga Fritz RADOVANI

TIRANË

20 SHKURT 1946, ORA 5.00 TEK BREGU I LUMIT LANA…

Tregonte një polic shoqnues i Grupit Rregjentave Shqiptar, per diten e pushkatimit të

AT ANTON HARAPIT O.F.M., brij lumit Lana: “Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëri nga ekzekutuesit e shikoi me vrejtje dhe i tha:

Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:

“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…

Shkoi pranë gropës, dhe pa frikë tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

Breshnia e plumave i rrëxoi në gropen paemen: Maliq Bushati, Lef Nosi e At Antonin.

DOSJA 1086 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë (1998 nga FR.)At Antoni u arrestue në Dukagjin i tradhtuem me 5 qershor 1945. Mbas shtatë muejsh Gjyqi u hap në Kino “Kosova” në Tiranë, me 1 Shkurt 1946. Kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) e Gjon Banushi. Sekretar Thoma Rino. Me daten 14 shkurt 1946 u dha vendimi me PUSHKATIM. Gjykata e Naltë  aprovoi  Vendimin me pushkatim me daten 19 Shkurt 1946. Vendimi u zbatue me 20 SHKURT 1946…Në Tiranë… Brij lumit Lana…

Vrasësi Enver Hoxha njoftoi menjëherë shokun Tito nepërmjet ambasatorit jugosllav:

“Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet – vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).

Në fjalen e fundit At Antoni tha: “Jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft…” (Dosja 1086, Fjala e At A. Harapit 19 Shkurt 1946).

 – E kush ta dijti o At Anton, as Ty e as Vllazenve Tuej ?! As atëherë, as sot !..

            Melbourne, 19 Shkurt 2019.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori