E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

1944/Kongresi jugosllav i Përmetit

Nga Kastriot Dervishi – historian

Kongresi i Përmetit (24-28 maj 1944) është një mbledhje komuniste, imitim i trashë jugosllav, e cila ligjëroi pushtetin e komunistëve dhe thelloi dasinë kombëtare. Përvjetori i këtij kongresi, u festua vit pas vit gjatë diktaturës komuniste, ndërsa për herë të parë pas vitit 1990, u festua në vitin 2014. Kongresi është simboli më i mirë i themelimit të diktaturës dhe i luftës së klasave.

Kongresit të Përmetit i janë bërë dy censurime të mëdha. Janë zhdukur fotot e ballinës së godinës nga ana e jashtme në mënyrë që fotoja e mareshalit Tito, “mikut më të madh të popullit shqiptar” të mos i bëhej e njohur publikut. Po ashtu te një foto brenda sallës është fshirë parulla: “Rroftë lufta nacionalçlirimtare e popujve të Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj, mareshali Tito”.

Karakteristikat e kongresit të Përmetit:

-U bë në imitim të mbledhjes së dytë të Këshillit Nacionalçlirimtar Jugosllav (AVNOJ), e zhvilluar kjo në Jajce të Bosnjës më 29 nëntor 1943. (mbledhja e parë mbajtur në Bihaç më 26-27 nëntor l942).

-Përfaqësia e kongresit përbëhej nga delegatë të terrenit dhe zonave, gjeografikisht në vijën Tiranë-Durrës-Elbasan e poshtë, si dhe delegatë të brigadave komuniste. Mungonte tërësisht përfaqësimi i Veriut.

-Vendimet e kongresit, përjashto vetëm formën federative, ishte kjo e AVNO-jit jugosllav. Këto vendime ligjëronin pushtetin e grykës së pushkës kundër kundërshtarëve të regjimit komunist, që për ironi cilësohej ndërtimi i një Shqipërisë “demokratike popullore”. Pa asnjë tagër apo atribut, kongresi zgjodhi Këshillit Nacionalçlirimtar në cilësinë e një trupe legjislative, Komitetin e tij në rolin e një qeverie, i ndaloi hyrjen në atdhe Mbretit Zog, vendosi gradat ushtarake, etj.

Vendimet e Përmetit u rivotuan në Asamblenë Kushtetuese që doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Ironikisht, edhe stema e Shqipërisë komuniste, e kopjuar nga jugosllavët, në vend të datës “29 nëntor 1943” kishte datën 24 maj 1944, ditën e parë të kongresit të Përmetit.

(Në foto: Fasada e kongresit me portretet e Titos dhe E.Hoxhës)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori