E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

111 vite nga fundosja e Titanikut, anijes më të famshme në histori

Nëse do flasim për anijet, nuk ka asnjë gjasë që “Titaniku” të kalojë nëpër mend. Pikërisht fundosja e kësaj anije, sot daton 111 vite, një tragjedi me pikëpyetje që do jetojnë gjithmonë në histori.

Anija u fundos më 14 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.

Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.

Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord , por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.

Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.

Por çfarë ka ndodhur me kufomat?

Kjo e vërtëtë që vazhdon kërkohet edhe sot është edhe e fshehur dhe ata që kishin informacione mbi këtë, zgjodhën mos të zbardhnin detaje.

Megjithatë, pas kaq shumë vitesh dukesh se e vërteta nuk është më aq e zbehtë, pasi burime kanë treguar se e vërteta e hidhur qëndron te fakti  se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.

Por pavarësisht kësaj, shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur.

Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.

Kjo e vërtetë e servirur tani, ka kaluar në fshehje telegramesh, të cilat më vonë arritën të zotëroheshin nga arkivat e fshehta./ Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori