Nga Baki Ymeri – Rumani
Rushan Bajrami është njëri nga teologët më të devotshëm që ka Komuna e Gostivarit më trojet gjermane. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme (Medresenë “Isa Beu”) në Shkup, gjenetata e II-të. Vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Lufta në Bosnje ishte shkaku i largimit nga Sarajeva në Vjenë, ku vazhdoi ndjekjen e kurseve të Gjuhës Gjermane në kuadër të Universitetit të Vjenës gjatë vitit 1992. Pas përvetësimit të gjermanishts iu nënshtrua provimit pranues për mësimëdhënës të lëndës së fesë islame në shkollat publike pranë Bashkësisë islame të Austrisë, gjë që e kaloi me sukses dhe në fillim të Dhjetorit 1992 e deri më sot, pa asnjë ditë ndërprerje, ushtron profesionin e mësimdhënësit të lëndës së sipërpërmendur. Pa humbur kohë, paralelisht me punën në arsim, regjistroi shkollën e lartë Pedagogjike në Vjenë, të cilën pas ca vitesh e kreu me sukses. Në vitin 1994, me iniciativën e tij dhe një grupi besimtarësh myslimanë shqiptarë, kryesisht nga Maqedonija me banim dhe punë në qytetin Krems (70 km. larg Vienës), lindi ideja për hapjen e një Qendre Kulturore Shqiptaro-Islame dhe pas rregullimit të dokumentacioneve për marrjen e një objekti me qira, u realizua adoptimi në xhami, në Ramazan të vitit 1994.
Paralelisht me punën shtetërore dhe studimet, u angazhua edhe në xhami. Filluan me faljen e namazit të teravisë, ku Zt. Bajrami shërbeu si imam për 7 vjet me rradhë, deri më vitin 2001, si imam i jashtëzakonshëm për xhumanë e teravitë në muajin Ramazan, si dhe për Bajramet. Deri në vitin 2001 patën mjaft kohë për të mobilizuar xhematin dhe mundin e tyre më në fund e kurorëzuan me blerjen e një objekti tjetër, tashmë pron? e Komunitetit Shqiptar Mysliman të Kremsit me rrethinë. Në në kuadër të kësaj qendre egziston faltorja, restoranti, banesa për imamin (rreth 600 m2 dhe mbi 2000 m2 tokë). Pasiqë ia arritën qëllimit dhe pasiqë në objektin e ri kishte kushte për një imam të rregullt për 5 kohët e namazit, Zt. Rushan Bajrami me dëshir?n e tij u largua nga ai xhemat për t’u mundësuar të tjerëve të merren me këtë punë të shenjtë.



