E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE “SHQIPNIA KISHTE FILOZOF..!” – Nga Fritz RADOVANI – Australi

PROF. PETRO FUNDO

(1909 – 1989)

Profesori i madh i matematikës Petro Fundo, nga Korça, ka pasë krye studimet universitare në Francë, dhe në vitin 1946 e sollën në Shkoder…

E larguen nga Shkodra, ku erdhi prap në vitin 1954. Në vitin 1956 kur unë kam dhanë provimet e maturës në shkollen Pedagogjike, Prof. Fundo, kje perfaqsues i ministrisë nder provime… Nga martesa e Tij në Shkoder, mu dha rasa me u njohtë afer dhe, me kuptue se Prof. Fundo jo vetem, që ishte Profesor i madh i matematikës, po ishte edhe Filozof i perkryem.

Tregonte njëherë i nderuemi Prof. Fundo: “Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor. Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”!

Edhe sot nuk e di sësi më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë.., e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!!..” 

Dhe e plotsonte mendimin e Tij Profesor Fundo, se “me të vertetë Enver Hoxha ishte një terrorist i lindur aqsa edhe imoral…”

Ndersa, nga pikpamja filozofike persëriste shpesh mendimin e saktë se: “Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjës!”. Kjo asht një thanje e Profesor Petro Fundos, që koha e ka vertetue plotsisht sot në Shqipni! Kanë kalue 36 vjetë që diktatori ka ngordhë, dhe Shqiptarët po vazhdojnë me votue per te, si në vitet e diktaturës së pashoqe komuniste!

Votimet e 25 Prillit 2021, janë votimet e shperbamjes së Shqipnisë!

Shqiptarët e Gjergj Kastriotit nuk duhet të pranojnë asnjëherë skllavninë komuniste, mbasi per me mërrijtë në 2021… Asht derdhë shumë gjak!

O sot o kurr, emnat e sundimtarve terrorist fshini nga faqja e Dheut! “Ata do të vazhdojnë për të sunduar  Shqiptarët!”, thonte Prof. Fundo…

Melbourne, 8 Maji 2021                                  

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora