E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tereze Gegaj, për të dytin vit, mes grave më me influencë, në SHBA

Shqiptaro-amerikanja është zëvendës-presidente e Shërbimit për Klientët në “United Wholesale Mortgage”

Tereze Gegaj, zëvendës-presidente e Shërbimit për Klientët në “United Wholesale Mortgage”, po e kthen UWM në një nga kompanitë e rendit të parë në mbarë Amerikën kur vjen puna për besnikëri dhe mbresa të klientëve.
Nën udhëheqjen e zj. Gegaj, UWM ka arritur që Treguesin e Promovimit Neto ta çojë në 91%, më i larti në historinë e kompanisë dhe nga më të lartët në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gegaj ka qenë motori i rritjes së popullaritetit të UWM-së. Ajo ka çuar përpara një numër nismash për plotësimin e nevojave të klientëve si për shembull Asnjë Telefonatë e Mbetur Pas, e cila ka siguruar që asnjë thirrje nga klientët të mos përfundojë në sekretarinë telefonikë; apo zbatimin e një platforme që mbledh përshtypjet e klientëve; si dhe programi Bëje Si Duhet, i cili u jep anëtarëve të ekipit të shërbimit ndaj klientëve më shumë hapësirë për t’u marrë me shqetësimet e tyre.

Gegaj ka jetësuar gjithashtu një ekip trajnuesish për telefonata dhe rezultate që ndihmojnë në ingranimin e mentalitetit Klienti Vjen i Pari si dhe aftësi të mprehta shërbimi në skuadrën e shërbimit ndaj klientëve në UWM.

Shumë nga përpjekjet e Gegajt janë vënë në drejtim të sigurimit të përfshirjes së klientëve dhe bërjes që të ndihen të vlerësuar. Për shembull, ajo filloi një nismë për të inkurajuar anëtarët e UWM-së që të festojnë momentet e jetës së klientëve si dhe fitoret e tyre. Për më tepër, ajo po nxit angazhimin edhe të klientëve për të gjetur ide duke hapur një kanal komunikimi që u mundërson klientëve të sjellin idetë e tyre për t’u zbatuar në UWM, nëpërmjet platformërs “Broker Brilliant Idea”. (Housing Wire) /Illyriapress/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora