E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Të bojkotojmë të gjitha prodhimet e Serbisë

Zürich, 22.11.2018

Të indinjuar thellë me propagandën dhe shpifjet e një pasnjëshme, sidomos këto të fundit nga Serbia për mos pranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri ndërkombëtare INTERPOL, Kryesia e RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË ZVICËR, i fton të gjithë anëtarët e saj, t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e taksave prej 100% për prodhimet e Serbisë, duhet të fuqizohen nga të gjithë ne, me bojkot total të prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve serbe.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tonë, të gjithëve juve që udhëtoni për në atëdhe, të mos kaloni nëpër Serbi. Ne nuk duhet të financojmë me asnjë cent Serbinë, si shtet me premisa të theksuara Aparteidi kundër Republikës së Kosovës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Blerja e vetëm një litëre karburant, pako duhan apo një akulloreje, do ta ndihmojë, forcojë këtë shtet, për të na luftuar në çdo iniciativë politike, kulturore, sociale, sportive etj.

STOP!

Zot, ruaje Kombin Shqiptar!

RRJETI I BIZNESEVE SHQIPTARE NË ZVICËR
Kryetar
Qamil Isufi

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora