E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shqiptari në Amerikë çohet nga koma në momentin që familja futet në dhomën e tij

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtojnë Mukin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari nga Kosova ka qëndruar shtatë ditë në koma, dhe është çuar në momentin që familja e tij është futur në dhomën e tij, në spital.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë njëkahore u godit prej një veture që po drejtohej prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ia rrezikuar jetën.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtojnë Mukin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre.

Lumturia shihet në fytyrat e të gjithëve pas rastit tragjik që ndodhi, epilogu i të cilit ka mundur të jetë edhe më i tronditës.

Muki vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi që këmba e tij e cila u shtyp në përplasjen mes dy veturave rrezikon të infektohet dhe ai pritet që t’u nënshtrohet së paku edhe 7 operacioneve, të cilët janë secili më i kushtueshëm se tjetri.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë, i cili vetëm sa ka filluar, dhe ai vështirë se do të mund të punojë një kohë të gjatë.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe njerëz vullnetmirë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora