Nën organizimin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane „Ana e Malit“ në New York, mbrëmjen e së shtunës u mblodhen qindra gra nga diaspora shqiptare në Amerikë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me slloganin „Gratë në të bardha“. Ata u mblodhën me qëllimin që të festojnë arritjet e deritanishme të grave shqiptare të komunitetit tonë, në avancimin e të drejtave të tyre sociale, ekonomike, kulturore dhe politike.
Znj. Emmie Salaj, presidente e kësaj shoqate në hapjen e mbrëmjes u shpreh se ndihet e frymëzuar nga gratë shqiptare dhe çdo ditë e impresionuar me kalibrin e tyre. Ndër të tjera, ajo u shpreh se kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, atëherë ndodhin gjëra të pabesueshme.
Gjatë mbrëmjes u prezantua çmimi „Ana e Malit“ i cili këtë vit u vendos për drejtoren ekzekutive të OJQ Unë veproj, Drita Llollën.
„Sot shoqata dëshiron ta nderojë Drita Llollën. Një grua e pabesueshme e re që kisha kënaqësinë e takimit kohët e fundit. Drita shpejt kuptoi rëndësinë e avokimit në një mjedis të ashpër. Me këmbënguljen dhe forcën e saj, ajo po shkatërron të gjitha stereotipet gjinore në Ulqin dhe për këtë, ne duam të pranojmë përpjekjet e saj këtu sot. Megjithëse ajo nuk është në gjendje të jetë këtu me ne, kam kënaqësinë të zbuloj vendimin tonë për t`i njohur përpjekjet e saj si marrësja e çmimit “Ana e Malit” për vitin 2019“, u shpreh presidentja e shoqatës „Ana e Malit“, znj. Emmie Salaj.
IACT – Unë veproj – Ja djelujem
Në vijim gjendet deklarata e drejtoreshës së „OJQ Unë veproj“ e publikuar përmes një statusi në Facebook:



