E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHKHSHGJ „SALI ÇEKAJ“ NË GJERMANI ME KRYESI TË RE

Shkruan: Maxhun Smajli

Kryesia e re e SHKHSHGJ „Sali Çekaj“: Mr. ArgentFerizin, Gazmend Dashin, Zymer Zenelin, Shaban Mulin, Shemsi Hazirin, Rafet Mulin, Rafet Mehmetin, Fatlum Shalëndhe Premtim Kolgeci.

Në pjesën e parë të muajit mars, Shoqata Kulturore dheHumanitare Shqiptaro-Gjermane „Sali Çekaj“, nëPfaffenhofen të Gjermanisë, mbajti Kuvendin zgjedhior dhezgjodhi kryesinë e re. Të pranishëm. përveq antarësisë sëgjerë, ishin edhe një numër i madh i të interesuarve. Tëpranishëm ishin edhe Prof. Idriz Zeqir, mr. Rexhep Nikçi, Zymer Sefa, Azem Çekaj etj. Gjatë tërë kohës kuvendi u përcjell edhe nga „Gazeta e Alpeve“ dhe revista „Marshi i Mërgimtarit“.

Komisioni zgjedhor dhe ai verifikues shpallin kryesinë e re të shoqatës. Në foton 2, Gazmend Dashi i uron titullin e kryetarit të shoqatës, Mr. Argent Ferizit.

Kuvendin e shpalli të hapur, Gazmend Dashi, kryetar. Një raport pune të shoqatës e bëri, Osman Ferizi. Mëpas u zgjodhë Komisioni zgjedhor prej tre anëtarësh: Azem Çekaj, mr. Rexhep Nikçi dhe Xhevdet Muriqi, si dhe Komisioniverifikues prej dy anëtarësh: Zymer Sefaj dhe Idriz Hasani.

Të pranishmit në sallë, me votën e tyre të fshehtë nga 18 të propozuarit me shumicë votash zgjodhën: Mr. Argent Ferizin, Gazmend Dashin, Zymer Zenelin, Shaban Mulin, Shemsi Hazirin, Rafet Mulin, Rafet Mehmetin, Fatlum Shalën dhe Premtim Kolgeci. Kryesia e re dhe të pranishmit, si shenjë ndërimi dhe respekti për punën e madhe të bërë si drejtues dhe ideator i emrimit të shoqatës me emrin e dëshmorit Sali Çekaj, Osman Ferizin e shpallën Kryetar Nderi i shoqatës.

Prof. Idriz Zeqiri, u kënaq nga kjo përzgjedhje e kryesisë me gjysmën e anëtarëve të rinjë. Urimet nuk patën të ndalur nga të pranishmit. Urime për anëtarët e kryesisë së re shpreh dhe redaksia e „Gazeta e Alpeve“ dhe e „Marshi i Mërgimtarit!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora