Para ca ditëve në New York u organizua ribashkimi i disa gjeneratave që vijuan mësimet në shkollën e mesme të Bronxit, Christopher Columbus. Ishin këto gjenerata të nxenësëve shqiptarë që diplomuan para 20 viteve përkatësisht 1998/99 dhe 2000. Ishte ky një moment dhe përjetim i veçantë i shkollarëve shqiptarë të rritur dhe edukuar në mërgime dhe jo në sistemin arsimor me gjuhë shqipe, por tërësisht në gjuhë angleze, por që edhe pse ne një numër të vogël në këtë shkollë te madhe të New Yorkut ata gjithnjë ishin bashkë si shqiptarë dhe të pandarë, por që shqipen dhe shqiptarin e mbajnë dhe kultivojnë me një xhelozi dhe përkushtim të rrallë.
28 shokë dhe shoqe të gjeneratave të para 20 viteve shpalosen kujtimet e tyre në restorantin Ciao në Westechester, NY, duke evokuar kujtimet, por edhe duke shkëmbyer idetë e tyre të jetës tani profesionale dhe të inkorporuara në shoqërinë Amerikane.
U takuan dhe kujtuan kujtimet e kohës fizicienti dhe kimisti i shkëlqyer i gjeneratës tonë Johnny Pëllumbi, ndërkaq sot Johnny është ekspert i lartë shkencor në Elon Musk Space X Rocket Program California.Po aty shokë të gjeneratës ishin biznesmenë të suksesshëm, e zyrtarë të lartë të sigurisë të organeve ma prestigjioze amerikane të sigurisë, financave, sigurimeve dhe mjekësisë, etj.



