E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PROMOVOHET NË SUEDI LIBRI “YLBERE DASHURIE” I AUTORES SADIJE ALITI

Vëllimi më i ri poetik “Ylbere dashurie”- “Regnbågar av kärlek”,i poetes tetovare Sadije Aliti,i përkthyer në gjuhën suedeze, u promovua në Borås të Suedisë, në kuadër të festivalit të 8 ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike Borås 2019”. Në këtë festival morën pjesë poetë shqiptarë e suedezë, poetë nga: Suedia, Shqipëria, Anglia, Greqia, Norvegjia, Kosova, Maqedonia e vende të tjera. Festivali u organizua nga stafi i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”. Ishte ky një tubim letrar ku krahas misionit të poezisë për të përcjellë një emocion, nuk ishte thjesht një renditje fjalësh, por një organizim kulturor e artistik, ku pati recitime,këngë dhe pika muzikore, me një përzgjedhje në stilin më të veçantë e origjinal për të mbërritur deri tek dashamirët e poezisë.“Pas leximit të poezive u promovua edhe libri, botimi më i ri, i përkthyer dhe i botuar në gjuhën suedeze.Pasuan shkëmbime bisedash e librash, takime e prezantime me miq e autorë, njohja me aktivitetet dhe projektet e gjithsecilit në vendet ku punojnë, janë një shans i mirë që ky udhëtim në Borås të Suedisë na mundësoi në ditën e qëndrimit dhe zhvillimit të Sofrës Poetike 2019”-thekson poetja Sadije Aliti.

I pranishëm në këtë ngjarje kultuore ishte edhe Ibrahim Kadriu, i cili edhe ka bërë një vlerësim për krijimitarine e Sadije Alitit.

Fundi i marsit shënoi një përmbyllje të bukur dhe një arritje kulturore për poeten Sadije Aliti, botimin dhe promovimin e librit dhe pjesëmarrje në festivalin poetik në Borås të Suedisë, ku të pranishmëve u është dhuruar simboli i shoqatës “Migjeni” si organizatore e këtij manifestimi.

Në këtë aktivitet bëhet edhe një ballafaqim mes letërsisë shqipe dhe asaj suedeze me prezantimin e autorëve dhe veprave të sjellura e përkthyera nga shqipja në suedisht dhe anasjelltas.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora