E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti Ruben Diaz. Jr, dekoron patriotë e aktivistë të njohur në NY

Nga: Klara Matja  – Amerikë

Ilustrim

Veprimtaria u organizua dhe sponsorizua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, “Bijtë e Bijat e Shqipërisë në Amerikë” dhe Qendra e Bashkësisë Shqiptare

Më datë 28 nëntor 2018, Presidenti i Bashkisë Bronx, Nju Jork, Ruben Diaz Jr, mbështeti festën e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai po në këtë ditë në ndërtesën e Bashkisë Bronx “The Bronx County Building” griti për herë të parë Flamurin Kuq e Zi Shqiptar në ambjentet përreth godinës nën pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar.

Veprimtaria u organizua dhe sponsorizua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, “Bijtë e Bijat e Shqipërisë në Amerikë” dhe Qendra e Bashkësisë Shqiptare.

Presidentit Ruben Diaz Jr, mikut të njohur të shqiptarëve në New York, i u dhurua me këtë rast një Çmim Nderi nga Kryetari i “Fondacionit Shqiptaro-Amerikan” Esad Rizai.

Përshëndetën aktivitetin Presidenti i qytetit të Bronxit Ruben Diaz Jr., Përfaqësuesja e Qeverisë së Shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul, Senatorja Alessandra Biaggi, moderoi programin avokati dhe mbështetësi i kauzës së shqiptarëve Hon. Stephen B. Kaufman.

Festa u hap me interpretimin e hymneve kombëtare shqitparë dhe amerikanë nga këngëtarja Merita Halili shoqëruar në fizarmonikë nga bashkëshorti i saj Maestro Raif Hyseni.

Gjatë kësaj ceremonie Presidenti Diaz Jr., nderoi me Proklamatë Nderi disa figura të spikatura e tepër aktivë të komunitetit tonë në SHBA, dhe ishin pikërisht Hajdin Alijaj dhe Mimoza Dajçi – të cilët njihen për kontributin e tyre të shquar në New York e më gjerë. Çmime gjithashtu ju ndanë pas vdekjes edhe patriotëve Ali Hadri dhe Idriz Seferi.

Përfaqësuesja e shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul, paraqiti një deklaratë nga guvernatori Andrew Cuomo ku deklarohej se 28 Nëntori shpallet Dita e Flamurit Kuq e Zi, si një festë zyrtare që njeh Pavarësinë e Shqipërisë, në shtetin e Nju Jorkut.

Interesante ishin edhe fjalët e Zj. Moza Dajçi e cila tha: “Z. President, ne ju falenderojmë për çfarë ju keni bërë për komuniteitn tonë, për vlerësimin e patriotëve shqiptarë, e veçanerisht ndalem tek figura e Isa Boletinit…. Prandaj tha ajo mendoj se, ka ardhur koha që edhe ju të viziotni Mitrovicën, Kosovën, pse jo të bëni edhe binjakëzim të Bashkisë që ju drejtoni me Bashkinë e Mitrovicës”.

Presidenti Ruben Diaz Jr, dha menjëherë premtimin e tij se, do të fillonte përpjekjet për këtë vizitë të mundshme në Kosovë, pasi në fakt ishte një kërkesë e përsëritur edhe kohë më parë e Zj, Dajçi pranë Presidentit Ruben Diaz Jr.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora