E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pjatalarësit emigrantë

Nga Namik SELMANI – Boston, SHBA

Vijnë të pista pjatat e mbushura me mishra e fruta
Me ritin shekullor të tavolinave që mbushen e zbrazen.
I presin pjatalarësit emigrantë ku zbardh shkuma
Me duart e palodhura si male ulen e zgjaten.

Një mal me pjata vijnë aty në dimër e në vapë
Të boshta, me kocka të ndukura , me thërrime
E djersa çurgon në rubinetat të vëna në radhë
E duart kthehen si veglat e shpejta të një makine.

Tringëllijnë gota, pjata, lugë, pirunj dhe thika.
Në koshat me qeska mbeturinat derdhen, palosen
Me një përrua djerse në ballë niska e mbaroka dita
Në pritje të ca eurove që futen ngadalë në portofole.

Ritmon dita si trenat që ecin ditënetëve në hekura shine
Si pikëlat e shiut që pikojnë në strehën e shtëpisë
Thuajani një fjalë të ëmbël pjatalarësve pas vetrine.
Me ofshamën e mbytur ë në zemër iu regëtin.

E mbeten pas krahëve dehjet, përkëdheljet, shakatë.
Pas një gote vere mbeten miqësi, llogari, prapaskena.
Kujtoni të vonuarit e netëve, pjatalarësit emigrantë
Me duar që llokoçisin lugët e pjatat e shtrenjta.

Boston, 25 qershor 2018

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora