Në praninë e një numri të madh dashamirësh të artitpamor, në Galerinë „Desiderio“ në qendër të Vjenës,të premten, me datë 22 prill 2022, u hap ekspozita e përbashkët e dy artistëve shqiptarë Ben Kamili nga Tetova dhe Artan Shabani nga Vlora. Me një fjalim shumë të thellë e domethënës me rastin e hapjes, u paraqit historiani i artit, gjermani Dr. Wilhelm Ziehr, i cili i vlerësoi lart veprat e piktorëve që ishin tëshfaqura në muret e galerisë, por edhe ato që autorët i kanë në thesaret dhe atelietë e tyre.
Ben Kamili (majtas), Ambasadori Roland Bimo (në mes) dhe Artan Shabani (djathtas)
Benin dhe Artanin nuk i lidh vetëm viti i njejtë i lindjes, por edhe e bukura, e pathëna me fjalë, e pikturuara, e fshehta, harmonia e ngjyrës, thellësia e imagjinatës, muza etj. Prandaj ekspozita mban emrin „Fuqia e ngjyrës“, dmth. në veprat e tyre vërehet njëshpërthim ngjyrash, zhvillimi i tyre i brendshëm shpërfaq tërheqshëm ndjenjat dhe idetë e autorëve, gjersa motivi është i ndryshëm dhe na sjell pamje nga përditshmëria, impresionizmi, abstraksioni, erotizmi, peizazhi etj. Në disa piktura paraqiten mjedise tëndryshme shqiptare, brigje e lumenj, por edhe pamje nga vende të ndryshme të botës, ku autorët e kanëgjetur frymëzimin e tyre. Prania e femrës ështëgjithashtu një element përmbajtësor i veprave, ku ajo shfaqet në akte të ndryshme, e bukur, me stil dhe veçori romantike e artistike. Njashtu edhe gjelbërimi, lulet e bota bimore, objektet e jetesës, kasollet etj. janë në një përputhje të mahnitshme. Veprat flasin për një shije estetike dhe një cilësi të ngritur krijuese të dy piktorëve.



