Mentie Ruçi është shqiptarja e apasionuar pas qendisjes. Ajo ndryshe nga të tjerët qendis mbi gjethe. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, Mentia tregoi se ky pasion i nisi gjatë periudhës së pandemisë, në mënyrë që të motivonte njerëzit në atë moment të vështirë.
Megjithatë, ajo theksoi se qendisjen me penj e ka dhe në gjak, pasi gjyshja dhe mami i saj janë shumë tradicionale dhe vazhdojnë të qendisin ende.
“Vazhdoj të them që me gjethet kam një lidhje shumë të veçantë që kur isha fëmijë, i dashuroj ato. Ideja që të qendisja më lindi gjatë periudhës së pandemisë, pasi ishte një kohë shumë e vështirë. Ishte trendi i momentit këtu, që vizatonin në gur dhe shkruanin diçka pozitive, fjalë motivuese dhe i linin në cep të rrugës, dikush i gjente dhe një buzëqeshje krijohej. Unë vazhdova të qendis disa fjalë, të cilat i lija jashtë mureve të shtëpisë. Por kurioziteti i njerëzve ishte i madh dhe unë vazhdova të bëja gjëra më tepër dhe më të komplikuara. Pash që gjethet rezistonin dhe kështu vazhdova.



