E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njhuni me shqiptaren kërçovare që ka kompani në Çikago

Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale.
Valbona ka magjistruar në University of Iowa në SHBA në marrëdhënie me publikun dhe gazetari.
7 vjet përvojë në konsulta dhe marketing dixhital. Ka ndihmuar kompanitë të rrisin ndikimi dhe arritjen e tyre dixhitale duke ofruar strategji dhe promovim, menaxhimin e mediave sociale dhe strategjitë e dizajnimit të përvojës në uebsajt. Gjithashtu përvojë në gazetari dhe i ka ndihmuar me shumë projekte , por më e rëndësishmja fokusimi në kërkimin dhe të kuptuarit e audiencës, të kuriozitetit për të mësuar më shumë dhe për të bërë pyetjet e duhura. Mentoron organizata të ndryshme përfshirë organizatën “Për Ardhmërinë tonë “(MF), një program mentorimi për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Misioni i kompanisë:

Lunara Digital është një studio e marketingut dixhital e apasionuar pas përvojës dixhitale në internet. Ofrojnë shërbime të marketingut dixhital në strategjinë e përmbajtjes, dizajnin e uebit dhe më shumë.

Qëllimi është të ndihmojnë klientët të rrisin biznesin e tyre me zgjidhje kreative që janë edhe strategjike dhe të kohës.

Ndihmojnë bizneset të arrijnë sukses në marketing duke u fokusuar në atë që ka më shumë rëndësi – nevojat e klientit, jo vetëm dëshirat e tyre.

Faqja e kompanisë Linkedin/www.linkedin.com/company/lunara-digital

Vajzat shqiptare janë krenaria jonë kudo që shkojnë❤
Kam nderin dhe kënaqësinë të promovoj me shumë dashuri një vajzë ambicioze dhe të edukuar e cila vazhdon pa ndalur në arritjen e qëllimeve jetësore, pa harruar shqiptarinë edhe pse është lindur dhe rritur në Amerikë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora