E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Zvicër, ndahet nga jeta Petrit Hajdari, vllai i ministres Rozeta Hajdari

Në diten e sotme të 27 gushtit, para disa orësh, e nderuara ROZETA HAJDARI– Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës, përcolli me dhimbje të thellëlajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të vëllait të saj, PETRIT HAJDARI, në një nga spitalet e Zvicres, pas tre muajve lufte nëmes jetës e vdekjes, duke shkuar në amshim, në një moshë të re.

Ministrja Rozeta Hajdari, në statusin e saj në facebook,dijenon tekstualisht:

“Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
​Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau.
​Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e për gjithë miqtë tanë kudo që janë.
​P.s. Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim….”.

“Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike(Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut) e çmon lart punën, veprimtaritë e kontributet ndërvite të të nderuares Rozeta Hajdari me Shoqërinë Civile e nëQeverinë e Kosovës, E VLERËSON SHUMË NDERIMIN ME PRANINË E SAJ NË “TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” ME 13 MAJ 2022, NË HOTELIN PESËYJESH “SIRIUS” NË PRISHTINË (ndonëse atë ditë të premte ishte tejet e angazhuar në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, por gjeti kohë të vinte aty dhe për të na nderuar sa ma lartësisht, erdhi sëbashku me Zv/Ministrin, dr. Getoar Mjeku), i shpreh konsiderata të larta për angazhimet e Saj për lidhjet ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, për Alpet Shqiptare, për integrimet euro-atlantike të Kosovës.

“Gazeta e Alpeve”–me President të Bordit Botues Z. BESNIK MUSTAFAJ dhe Redaksia e saj–me Drejtor tëPërgjithshëm Z. RAMIZ TAFILAJ, Rrjeti i Kordinatorëve tëgazetës sonë, kryeredaktori i gazetës, Z. Ramiz Lushaj, Drejtori i gazetës për Mbretërinë e Bashkuar e Vendet e Komonuelthit, Z. SKËNDER PËRPEPAJ në Londër, miku ynë i çmuar SKËNDER THAÇI në Pejë, i gjithë ekipi ynë – botues e menaxhues i “Gazeta e Alpeve”, iu shprehim ngushëllime Znj. Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisësë Republikës së Kosovës dhe Familjes së Saj të nderuar, gjithëtë afërmëve, farefisnisë, miqëve e dashamirëve të tyre, për ndarjen nga jeta në moshë të re të Petritit,  duke qënë pjesë e dhimbjes tuaj të madhe, duke iu lutur që këtë dhimbje ta ktheni në forcë, duke dëshiruar që prej sodit, prej Jush-për Ju, personalisht e familjarisht, të ndigjojmë veç lajme të mira nëardhmëri.

Tiranë, 27 gusht 2022

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora