E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në një takim me mjekë shqiptarë në Gjermani – Nga Lazim DESTANI – Nderi i Kombit

Në Dyzeldorf pata kënaqësinë të jem nikoqir i takimit të një grupi prej më se 60 mjekësh shqiptarë që punojnë në spitale e klinika nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë. Këta janë mjekë që vijnë nga të gjitha trojet tona dhe që tashmë e kanë ngritur Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, themeluar nga fillimi i këtij viti në Berlin. Në mbështetje të këtij takimi, në mesin tonë si mysafir nderi ishte kardiokirurgu me famë botërore, tetovari Omer Xhemaili, shef i repartit të kardiokirurgjisë në spitalin Triemli të Cyrihut.

Sukseset e këtyre mjekëve shqiptarë në Gjermani janë për çdo lëvdatë. Ashtu siç arrijnë të rinjtë tanë në profesione të ndyshme edhe në fushën e mjekësisë ata arrijnë nivele të larta, madje pozita udhëheqëse në reparte, spitale apo klinika. Shumë prej tyre, krahas punës si mjek, me shumë sukses po kryejnë specializime në drejtime të ndryshme nga fusha e mjekësisë.

Me këtë rast, për arritjet e tyre i përgëzoj gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani, ndërsa në mënyrë të veçantë e çmoj rolin mjaft domethënës të këtyre të rinjve tanë që po e lartësojnë imazhin pozitiv të Shqipërisë a të trojeve tona. Këta meritojnë një falënderim të madh për dëshirën e tyre e për gatishmërinë që ta ndihmojnë mjekësinë në trojet tona me të gjitha mënyrat e mundshme.

Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani i uroj suksese në ngritjen vazhdueshme e të gjithanshme të saj, duke i përmbushur objektivat që i ka vënë vetes e duke e realizuar misionin e saj – shkruan personaliteti kombetar shqiptar. Lazim Destani, biznesmeni filantrop, Nderi i Kombit,  ne faqen e tij ne FB

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora