E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Na duhet një Anton Çetë

Nga Namik SELMANI – Amerikë

Na duhet një Anton Çetë ne ditët tona karvanore
Të shohim sy më sy vetveten në pasqyrën e pagabuar
Të shembim pa u lodhur gardhijet e ferrat ndër troje
Të shtrijmë ëmbëlsisht dorën me fjalën e mençuruar.

Na duhet një Anton Çetë si ëndrra që troket te porta
Të heshtim para marrisë që hap arkivole
E vargu i ditëve tona të mos jetë qerre pa rrota
E balta e udhëve të bëhet lule qumështore

Tel i violinës të mbesë në shpirt i pakëputur
E Kulla e Ngujimit të mbesë veç Muze në kohë
Në dorën e lumnushme të tij uleshin pëllumbat
Në fjalën shërimtare paqja thurte kurorë.

E kur të skuqin udhët më fort se muzgjet e territ
E magjja e sofra të mbesën (oh!) pa miellin e bardhë
Do kërkojmë Anton Çetën fjalë mentar me hark ylberi
Të na rizgjojë besën e të zgjidhim nyjen në litar

Na duhet, bre, një Anton Çetë!!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora