E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbi 200.000 persona nga Kosova që kanë marrë shtetësinë gjermane

Numri i shtetasve nga Kosova që tani posedojnë nënshtetësinë gjermane figuron të jetë mbi 200.000. Këto të dhëna jepen në statistikat për vitin 2017 nga Bundestagu.

Në vitin 2011 në Gjermani kishte vetëm 136.937 që kishin fituar nënshtetësinë. Nga ajo kohë e deri në fund të vitit 2017 llogaritet si koha kur qytetarët nga Kosova kanë përfituar më së shumti nga nënshtetësia gjermane. Plot 71.568 kanë përfituar shtetësinë gjermane në këtë periudhe kohore.

Por ky numër nuk përfshinë qytetarët që kanë shkuar në rrugë ilegale, e të cilët ende nuk kanë përfituar statusin, ose pjesa tjetër të cilët jetojnë më tjetër identitet.

Sipas këtyre statistikave shqiptarët nga Kosova janë vendin e 12-të, pas qytetarëve të shteteve të ndryshme që jetojnë në Gjermani.

Vendin e parë në listën e shteteve të preferuara padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 208.505 mijë persona nga Kosova, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882 sosh.

Më pas në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 persona nga Kosova , Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 persona nga Kosova.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora