E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lajm i mirë për ata që duan të punojnë në Zvicër, vendi ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Botapress, 16 qershor- Papunësia në Zvicër është ulur në 2.4 %, duke shënuar një rekord, por kjo mund të jetë një problem, pasi kërkohen punëtorë të kualifikuar. Disa industri dhe biznese tashmë po e ndiejnë shtrëngimin.

Muajin e kaluar si të papunë u regjistruan 110,000 njerëz, 18 % më pak krahasuar me vitin paraprak. Situata është përmirësuar veçanërisht për të rinjtë (15 deri 24 vjeç) dhe ata mbi 50 vjeç, shkruan “Swissinfo.ch”.

“Në industrinë e mikpritjes, tashmë është shumë e vështirë të gjesh staf të mjaftueshëm”, ka thënë pronari i një restoranti, përcjell albinfo.ch.

Disa kantone në Zvicrën Qendrore, të tilla si Obwalden, kanë një normë papunësie prej më pak se 1%.

Në mbarë vendin, lista e profesioneve të prekura nga një mungesë pune përfshin industrinë e IT, ligjin, përpunimin e metaleve, inxhinieri mekanike, transportin, ndërtimin dhe sektorin e shëndetësisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora