E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komuniteti Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar kërkon që t’i jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit ndaj shqiptarëve

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që shqiptarët të mos trajtohen me racizëm dhe të mos denigrohen. Ndër të tjera në peticion theksohet se janë rreth 140 mijë njerëz të komunitetit në fjalë.

Dy të tretat e këtyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.

Ata nuk harrojnë të theksojnë mirënjohjen për mundësitë që ju ka ofruar Anglia. Por nuk harrojnë të theksojnë se janë taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjit si qytetarë. Vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuar nga shqiptarë.

58 janë akademikë shqiptarë që japin leksione në universitetet në të gjithë vendin, të rankuara ndër më të mirat në botë. Dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit.

Për këto dhe shumë arsye të tjera komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkon nëpërmjet peticionit t’i jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Komuniteti shqiptar në Angli numëron më shumë se 140 mijë emigrantë të ligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Këta emigrantë janë të mirë integruar në shoqërinë dhe jetën e këtij vendi duke kontribuar edhe me taksa sipas ligjit.

Pjesa dërrmuese e shoqërisë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i ka pranuar akuzat që bëhen në emrin e shqiptarëve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora