E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KOLË BERISHA DO TË KUJTOHET SI VEPRIMTAR I VEÇANTË I KOSOVËS

Nga Harry BAJRAKTARI – “Nderi i Kombit”- Amerikë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i cili jetën e tij ia kushtoi Kosovës.

Kola ishte një veprimtar i devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike, ku kishte mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit.

Kam pasur rast ta njoh për së afërmi në disa takime me tënë SHBA dhe në Kosovë. Kolë Berisha ishte një njeri i veçantë, i urtë dhe i dashur me një kulturë të gjerë shqiptare. Ka qenë kombëtar e njerëzor që dha një kontribut të rëndësishëm për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Kosova, veprimtarin e saj shumë të çmuar.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohen dhe punuan me të.

Shpirti i tij u prehtë në paqe të përhershme!

New York, 2021​

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora