Ilir, Astrit dhe Alban Sefa janë tre vëllezërit shqiptarë që njihen si “mbretërit e patateve” në Bruksel. Kjo pasi ata shesin patatet e skuqura më të mira atje. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguar se si e nisën këtë profesion, duke hapur dhe biznesin e tyre.
“Unë kur kam ardhur këtu, vetëm burri i hallës kishte një dyqan me patate të skuqura. Ia kam nisur të punoj aty, por hapin e parë për të punuar si i pavarur e kam marrë vëllai i katërt që nuk është këtu me ne sot, Mërgimi, i cili ka hap dyqanin e vetë në 1998 dhe një vit më mbrapa me ndihmën e Mërgimit e kam hapur unë. Më tej, në kohën e luftës më janë bashkuar edhe Albani dhe Astriti”, tregoi Iliri.
Më tej, ai zbuloi se ata janë pjesë e një konksursi të rëndësishëm në Belgjikë, ku mes 6 mijë kandidatëve, janë zgjedhur deri më tani te 6-të më të mirët. Iliri theksoi se synojnë të renditen te tre vendet e para, për të përfaqësuar sa më denjësisht shqiptarët.



