E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Irida Dragoti, shqiptarja e Operas së Romës

Ata i përkasin kombësive të ndryshme por të njëjtit program, atij të zbulimit të artistëve të rinj në Teatrin e Operas së Romës. Pasi kanë udhëtuar në shumë kryeqytete të Evropës, në Tiranë, sjellin të parin koncert me arie nga opera “Primedonne” e që artin e tyre ia dedikojnë pacientëve me sëmundje onkologjike në qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse.

Pjesë e këtij grupi, artistë të muzikës klasike është edhe një shqiptare. Irida Dragoti, mezzo-sopranoja që është rritur në skenën e shqiptare, të operas dhe baletit dhe atë italiane rikthehet pas dy vitesh. Edhe pse një periudhë e shkurtër pa kënduar në vendin e saj, ajo thotë se dëshira për të dalë para publikut shqiptar është e papërballueshme.

Pas kualifikimeve të njëpasnjëshme me rezultate të larta, prej 2006 ajo është protagoniste në disa skena të operas në Itali, duke i dhënë mundësinë të rritet profesionalisht.

Pavarësisht gjithë bashkëpunimeve, Irida thotë se ajo që e përmbush emocionalisht mbeten ato me Teatrin tonë kombëtar të Operas dhe Baletit. /TV Klan/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora