Sot mbushen 1 vit kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë.
Në këtë ditë të kobshme, Ti u ndave nga ne vetëm fizikisht, Babai ynë i dashur, por çdo ditë që kalon kujtimet, respekti dhe dashuria për Ty vetëm sa shtohen më shumë e më shumë. Ne bashkëshortja, fëmijët, mbesat e tu, gjithë vëllazëria dhe motrat Haxhaj, të kujtojmë e Ty të kemi para syve, sikur të ishe ndarë nga ne dje. Ti jeton dhe do të jetosh përherë në zemrat, në mendjet dhe në shpirtin tonë.
I dashuri prind, si person ishe tepër i veçantë si rrallëkush. Njeri me moral, i brumosur me virtyte të larta njerëzore, të fituara në fëmijërinë e hershme në Arbnesh. Ishte e mjaftueshme që një herë të takoheshe me ndonjë person dhe i bëje njerëzit të të mos harrojnë kurrë.



