E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjyshja që iku lart me zërin e ëmbël të mbesës – Tregim nga Keze Kozeta ZYLO – Amerikë.

Vetmia përpirëse e detyruar sjellë një mori kujtimesh ose telefonata herë-herë të pazakonta që mund të mos i presësh kurrë në trurin tënd si i koduar me Covidin 19-të aq të mallkuar në gjithë botën. Në këtë vetmi shkrimtari ka penën dhe librin si mikun më të afërt.
Duke rufitur kafenë e mëngjesit që çuditërisht më pëlqen ta shijojë vetëm nën lajmët e krisura pandemike, bie një zile që zakonisht tingujt e saj në se dëgjohen natën ose dhe në mëngjes herët, më sjellin drithërima për ta kapur telefonin…
E marr në dorë celularin dhe një zë i dobët paksa i ngjirur më duket se më vjen nga një planet tjetër, por që më afrohet aq shumë sa një hap zogu nëpër telin e ballkonit tim…
-Alo mike, jam Arba, por më tha mami t’ju them se Drita është shumë e sëmurë, është në “Intensive Care” me tubin e frymëmarrjes…Ajo donte t’ju lajmëroja përpara se t’ja vendosnin…
Unë vazhdoja ta dëgjoja dhe asnjë fjalë nuk nxirrja nga goja, zëri im ishte mpiksur si pikë gjaku tek dredhëzat e avullit të kafesë që dukej sikur ngrihej një skulpturë njeriu lidhur ndër zinxhira nga satanai i padukshëm…
-Alo më dëgjon më thoshte Arba dhe vazhdonte me zërin e saj valëngjethës…
-Po doemos të dëgjoj zemër Arba, iu përgjigja dhe gjeta forcën për t’i dhënë kurajo se fundja për atë kurajo më kishte marrë, për të lehtësuar sadopak shpirtin e saj të hidhëruar si helmi i vdekjes. Më vjen shumë shumë keq i thashë, por mendo pozitiv se ajo do të bëhet mirë dhe shumë shpejt do ta marrë vehten, mendo që shumë njerëz kanë shpëtuar më shumë se kanë ikur.
-Unë ndihem keq dëgjohej zëri i shqetësuar i Arbës se nuk më lenë të shkoj atje, ne spital, ajo po e përjeton vetëm, vetëm pa asnjë tek koka, kurrë s’mund ta mendoja se do ta lija mamin vetëm në ditët e saj më të vështira….
A e beson se vajza ime Rozafa gjithmonë i thoshte: “Nëna, kur të plakesh ti, unë do të shërbej, psh: do të mas temperaturën, tensionin, frymëmarrjen dhe vinte mjetet e doktorit mbi kraharorin e saj të bardhë, aparatin lojë që ajo ia kishte blerë dhuratë për Vitin e Ri. Zot sa kënaqej dhe rinohej kur luanin së bashku!
Unë e dëgjoja Arbën me një tronditje të pazakontë. Ajo kuptonte ndonjë shkëputje të përgjigjeve të mia dhe më tha: – “Ju lutem bëni kujdes për vehten tuaj se kjo flamë të ngjitet si magnet në lekurë dhe personi që e merr se kupton kurrë ashtu si dhe ai që e transemton”.
-Po Rozafa e di e pyeta unë?
-Po. I tregova, ishja e detyruar, sepse ajo fliste në telefon me gjyshen disa herë në ditë në “facetime”. Sa kënaqej kur Rozafa i tregonte ndonjë fragment në shqip nga ditari i saj brenda karantinës, por sidomos kur i shkruante në fund të fragmentit: “Gjyshja ime e dashur, unë lutem që të takohemi sa më parë dhe i vizantonte pëllëmbën e vogël me pesë gishtat e saj dhe brenda dorës vinte: Të dua shumë të shoqëruar anash me një vizatim zemre të kuqe!
Para se të të postoja vidion e Rozafës për emisionin tuaj: “Përshëndetje nga karantina, New York” Rozafa mori aprovimin e gjyshes për ta sjellë pranë jush dhe gëzimi i saj ishte i papërshkrueshëm.
Se mendonte kurrë se ajo do të përfundonte me një temperaturë shumë të lartë dhe bllokim frymëmarrje.
-Oh të lutem më fal, më fal që po e ndërpres se po më telefonojnë nga spitali… Zëri i saj u ndërpre siç ndërpritet dëgjimi i një zëri nga një tornedo, furtunë e zezë që përfshin ç’gjen përpara.
Shqetësimi rritet në maksimum kur je në telefon, sepse gërshëra e pandemisë e pret dhunshëm në mes. Ndihmës infermierja kishte qëlluar shqiptare dhe para se t’i fusnin tubin e frymëmarrjes ajo i kishte thënë që dua të flas me bijën time.
Nga kërkesat shumë të pakta të saj në atë lodhje sfilitëse ishin që të dëgjonte zërin e Rozafës, intepretimin e këngës në vidio për emisionin “Përshëndetje nga karantina, New York” që midis te tjerash dëgjohej:
I ëmbël zëri gjyshes,
Kur ngjarjen ma tregon,
E lehtë dorë e saja,
Mbi krye m’ledhaton.
Por…gjyshja iku në vetminë gëlltitëse, ajo fluturoi lart si një pulëbardhë me pendët e hapura si tastierë ku nëpër ajri vazhdon të dëgjohet melodia e një kanarine të bukur që e donte pafund gjyshen e saj.

(dita e 31-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

15 Prill, 2020
Staten Island, New York

Ps: Për të ruajtur privatësinë, emrat nuk janë real)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora