E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Federata PanShqiptare “Vatra” nëAmerikë, dy nga emblemat e saj: KryetariElmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023

1.

“Kuvendi i Madh i Ulqinit“, Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tematikë: “Për Zhvillimetdhe Integrimet PanShqiptare e NdërKufitare”, u mbajt nëqytetin e Ulqinit, me 29 prill 2023, me 300 të Ftuar Nderi ngaMali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku dhe nga Ballkani, Europa, Amerika, Australia, Azia.

Nderonin me praninë e tyre ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, biznesmenë, drejtues të shoqërisëcivile, gazetarë, etj dhe përshendeten Kuvendin personalitetetë larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Australia, Amerika, etj., u mbajtën disa kumtesa tematike, pati pesë këngë ngakëngëtarë të njohur, valltarë me xhubleta të Malësisë sëMadhe dhe valltarë me valle të Tropojës, etj., u ndanë çmimetë ndryshe, u shtrua një drekë për të pranishmit. u hap dhe njëfotoekspozitë me 22 stenda nga “Gazeta e Alpeve”.

Federata PanShqiptare “Vatra”, dy nga emblematkryesore të saj: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko R. Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh tëUlqinit” të 29 prillit 2023, çka kjo iu ba e ditur edheKuvendit duke iu shprehur te dy këtyre personaliteteveshqiptaro-amerikane mirënjohjen e të gjithë tëpranishmëve për kontributin e tyre.

2.

DR. EMRI BERISHA nga Rajoni i Pejës, me banim nëNju Jork të Amerikës, krye studimet në kolegj, universitete e ato pasuniversitare për menaxhim biznesi; President iKompanisë “Berisha Brothers Management, inc” (themeluarmë1995) si dhe Drejtor ekzekutiv i Kompanisë Amerikane“Future Fuels Europe LLC”;  autor i librit “Lidershipi” dhe idhjetra shkrimeve në mediat në dy anët e Atlantikut, kumtuesnë forume të ndryshme kombëtare, rajonale e ndërkombëtare;ishte përfaqësues politik i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Ibrahim Rugova në Shtetet e Bashkuara teAmerikës dhe pranë Zyrës së Senatorit Amerikan Bob Doll (“Ambasador Nderi” i Kosovës në SHBA).

Dr. Emri Berisha është Kryetar në mandat të dytë iFederatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, i Cili e ka përshendet më 23 Tetor 2021 edhe ”Takimin e Shkodres”, tëorganizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) në bashkëpunim me Bashkinëe Shkodres.

Dr. Elmi Berisha është Kryetar i Rrjetit Global tëBizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Dr. Elmi Berisha është vlerësuar e nderuar me titullin“Doctor Honoris Kausa” në Universitetin “Luarasi” në Tiranë(6 tetor 2020) dhe është pedagog i jashtëm i këtij universitetitë mirënjohur edhe në botën akademike ndërkombëtar, si dheështë nderuar me Medaljen “Mirënjohja e Përvjetorit të Artë” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Tiranë, etj.

3.

DR. PASHKO RR. CAMAJ është nga Tuzi (Malësi), ifisit Hoti, i derës së njohur të Rrok Pjetër Zeku i Camajve, prej kohësh me banim e veprimtarim në Amerikë; ka studiuarpër shkenca mjekësore në Srednja Medicinska Skola nëPodgoricë (MZ), në  BS Environmental Health Sciences teYork College / CUNY (SHBA), për Master of Sciences teCUNY Hunter College (SHBA) dhe për doktoraturë nëColumbia University Mailman School of Public Health(SHBA).

Dr. Pashko Rr. Camaj është Doktor i Shkencave tëShëndetit Publik dhe Drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë përTransportin Publik në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Shef i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë dhe në detyrën e Nënkryetarit të “Vatrës” dhe nëfunksione, angazhime e misione kombëtare të “Vatres” ndërvite, duke dhënë një kontribut të çmuar.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Profesor i angazhuar në Universitetin Ëilliam Paterson të Nju Xhersit dhe në CUNY Lehman College në SHBA, ka mbajtur kumtime e ligjerata nëdisa universitete në Shqipëri e Kosovë dhe në forume tëndryshme shkencore, ka botuar me dhjetra artikuj të ndryshëm për shëndetin publik, duke dhënë ndihmë të çmuar në SHBA e në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi etj. veçanërisht në kohën e Pandemisë Kovidiane.

Dr. Pashko Rr. Camaj është dekoruar me Titullin e Lartë“Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta (Amerikë, 2022).

4.

Bordi Botues Ndërkombëtar i “Gazeta e Alpeve”, Redaksia e Rrjeti i Kordinatorëve të saj iu bëjnë ftesëpublike, të Ftuar Nderi për të dy personalitetet e Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, dr. Elmi Berisha dhe dr. Pashko Rr. Camaj, për të nderuar me praninë e tyre në “Takimi i Tretë i Tiranës” (Takimi iMadh i Tiranës) me 12 dhjetor 2023 në Tirana International Hotel & Conference Center në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të hapet edhe Ekspozita Kombëtare“Kuvendime Shqiptare” (me 101 stenda forex, 100cm x70cm) për Kuvendet e Takimet tona në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Pejë, Shkodër, Plavë-Guci, Gjakovë, Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, të cilët do të jenë edhe pjesë e kësaj Ekspozite Kombëtare në Tiranë. (G.A.)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora